Kreu

FRAGMENTE TË ARKITEKTURËS BASHKËKOHORE SHQIPTARE

Joana Dhiamandi(Arkitekte)

Vila Dobi

Vendndodhja:Tiranë, Shqipëri
Tipologji: Banim
Autor|ët:Joana Dhiamandi
Viti i realizimit:2018-2022
Bashkëpunëtorët:Dhimiter Papa, Kristaq Kali, Artan Dersha, Infinity Group,Arben Jasini, Agim Baboçi, Edison Kollarja, DOBI Management, Porcelanosa Group
Fotografia: Ardit Istrefi
Vila Dobi
Atriumi në Vilën Dobi luan një rol thelbësor në zhvillimin e projektit të ndërtesës. Duke vepruar si zemra e shtëpisë, ai sjell dritën natyrale në hapësirat e ndërtesës dhe njëkohësisht shërben si aks qendror i qarkullimit, rreth të cilit organizohen të gjitha hapësirat e tjera. Ai realizon kështu një lidhje vizuale midis kateve, duke krijuar një ndjenjë vazhdimësie në të gjithë hapësirën.
Fotografia: Ardit Istrefi
Fotografia: Ardit Istrefi
Frymëzimi për krijimin e atriumit ka ardhur nga banesa e vjetër romake me atrium. Shtëpia me atriumit karakterizohej nga një oborr qendror i hapur me një pishinë, i rrethuar nga dhomat në të gjitha anët dhe u projektua për të maksimizuar dritën natyrale dhe ajrimin në hapësirat jetësore. Në një mënyrë të ngjashme, te Vila Dobi, atriumi vjen si një oborr i brendshëm me një shkallë të bardhë skulpturore, i cili lidhet vizualisht me banesën përballë, që është banesa e prindërve të familjes së re. Në tërësi, krijimi i atriumit te Vila Dobi është një interpretim bashkëkohor i banesës së vjetër romake me atrium, duke treguar rëndësinë kohore të dritës natyrale dhe oborrit në arkitekturën rezidenciale. Arkitektura është pjesë e rëndësishme e krijimtarisë së DHIAMANDI Studio, me tendencë për të ndikuar në mënyrë të rëndësishme në jetën e përditshme. Nga ky këndvështrim, projekti Vila Dobi pasqyron atë sesi ne kemi krijuar një arkitekturë të qëndrueshme, funksionale dhe estetikisht të bukur.

previous

next

Këtu mund te ridrejtoheni në faqet e internetit për të blerë apo porositur vëllimin tonë të parë ose të dytë. Mos e humbisni këtë mundësi për të pasuruar njohuritë tuaja për projektet më të fundit arkitekturore në Shqipëri dhe Kosovë.

Projektuar dhe zhvilluar nga gridcoding.com

AL