Bashkëpunëtorët:Dhimiter Papa, Kristaq Kali, Artan Dersha, Infinity Group,Arben Jasini, Agim Baboçi, Edison Kollarja, DOBI Management, Porcelanosa Group
Fotografia: Ardit Istrefi
Vila Dobi
Atriumi në Vilën Dobi luan një rol thelbësor në zhvillimin e projektit të ndërtesës. Duke vepruar si zemra e
shtëpisë, ai sjell dritën natyrale në hapësirat e ndërtesës
dhe njëkohësisht shërben si aks qendror i qarkullimit,
rreth të cilit organizohen të gjitha hapësirat e tjera. Ai realizon kështu një lidhje vizuale midis kateve, duke krijuar
një ndjenjë vazhdimësie në të gjithë hapësirën.
Fotografia: Ardit Istrefi
Fotografia: Ardit Istrefi
Frymëzimi për krijimin e atriumit ka ardhur nga banesa
e vjetër romake me atrium. Shtëpia me atriumit karakterizohej nga një oborr qendror i hapur me një pishinë,
i rrethuar nga dhomat në të gjitha anët dhe u projektua
për të maksimizuar dritën natyrale dhe ajrimin në hapësirat jetësore. Në një mënyrë të ngjashme, te Vila Dobi,
atriumi vjen si një oborr i brendshëm me një shkallë të
bardhë skulpturore, i cili lidhet vizualisht me banesën
përballë, që është banesa e prindërve të familjes së re.
Në tërësi, krijimi i atriumit te Vila Dobi është një interpretim bashkëkohor i banesës së vjetër romake me atrium,
duke treguar rëndësinë kohore të dritës natyrale dhe
oborrit në arkitekturën rezidenciale. Arkitektura është
pjesë e rëndësishme e krijimtarisë së DHIAMANDI Studio, me tendencë për të ndikuar në mënyrë të rëndësishme në jetën e përditshme. Nga ky këndvështrim,
projekti Vila Dobi pasqyron atë sesi ne kemi krijuar një
arkitekturë të qëndrueshme, funksionale dhe estetikisht
të bukur.
Këtu mund te ridrejtoheni në faqet e internetit për të blerë apo porositur vëllimin tonë të parë ose të dytë. Mos e humbisni këtë mundësi për të pasuruar njohuritë tuaja për projektet më të fundit arkitekturore në Shqipëri dhe Kosovë.