Bashkëpunëtorët:Emel Peterci, Franc Linxa, Aguljeljn Marku, Dilaver Oshafi,Merita Guri, Krenar Caushi, Erjon Stambollxhiu, Planning and Local Governance Project (PLGP), USAID, Trans Adriatic Pipeline (TAP), Bashkia Fier
Fotografia: Eranda Janku
Tregu i Blegtorisë
Ndërtesa ngrihet e lehtë dhe e hapur. Forma e qartë rrethore saj dhe strehët e gjera e dallojnë fort ndërtesën
brenda peizazhit, duke e bërë atë një nga karakteristikat dalluese më të dukshme të kontekstit pritës. Projekti frymëzohet nga natyra ciklike e tipologjisë së tregut
dhe merr formë si një pikëtakim mes dy ciklesh jetësore
- të dy aktorëve brenda asaj hapësire të njerëzve dhe
të kafshëve. Formalisht, ky takim zhvillohet në sheshin
qendror të tregut. Ansambli ngjan si një simbol antropocentrik, gati si një panoptikon, që hyjnizon plotfuqinë e
njeriut, por në fakt mbart një simbolikë krejt tjetër. Struktura shërben si një orë diellore, e cila simbolizon kohën
që ikën dhe natyrën e brishtë të pushtetit të njeriut mbi
të.
Tregu i gjësë së gjallë është një hapësirë që përshtatet
për disa funksione, mund të shndërrohet lehtësisht në një
treg prodhimesh bujqësore apo në një mjedis të hapur
për veprimtari kulturore etj. Ndërtesa ka marrë formë në
një kontekst, me pak referenca të mëparëshme arkitekturore. Vetë tipi arkitektonik nuk është shumë i përhapur
dhe nuk ka as shkëlqimin dhe as pararendës si tipologjitë e tjera, siç është për shembull rasti i një muzeu.
Fotografia: Eranda Janku
Fotografia: Eranda Janku
Në këto rrethana projektuesve iu është dashur të përfshihen në dialogë, që tejkalojnë aspektet e prekshme
të sitit. Ndërtesa shfaqet me pak tipare, por që arrijnë të
na bëjnë përshtypje. Tipi arkitektonik jo i zakonshëm të
nxit që ta kërkosh risinë. Në tërësinë e tij, dinamikat e e
përmendura më sipër e bëjnë këtë projekt të veçantë,
që përballon hapësira të shumta për të eksperimentuar
dhe abstraguar, një mundësi kjo e rrallë në këtë kontekst.
Këtu mund te ridrejtoheni në faqet e internetit për të blerë apo porositur vëllimin tonë të parë ose të dytë. Mos e humbisni këtë mundësi për të pasuruar njohuritë tuaja për projektet më të fundit arkitekturore në Shqipëri dhe Kosovë.