Kreu

FRAGMENTE TË ARKITEKTURËS BASHKËKOHORE SHQIPTARE

Ideal Vejsa(Arkitekt)

AMC Multimedia

Vendndodhja:Obiliq - Kosovë
Tipologji: Multimedia, Shërbime
Autor|ët:Ideal Vejsa, Rashit Zeneli
Viti i realizimit:2022
Bashkëpunëtorët:Agon Elezi, Albion Zeneli, Alba Bicurri Zijadin Guri, Lulezim Kryeziu, Arban Shala
Fotografia: Leonit Ibrahimi
AMC Multimedia
Ndërtesa “AMC Multimedia”, karakterizohet si arkitekturë Brutaliste, një stil që dallon nga përdorimi i bllokut të betonit dhe argjilës për të krijuar ndërtesa vizualisht të imponueshme, që qëndrojnë si simbole madhështore të një mjedisi, me fuqi dhe karakter. Këto dy materiale ndërtimi, janë shprehje e kulturës së ndërtimit të vendit tonë ndër dekada, ku ndërtesat pa fasadë përbëjnë një tipar të përbashkët në të gjithë territorin, duke u bërë pjesë e kujtesës kolektive dhe ndikuar në identitetin e hapësirave urbane. Projekti i ndërtesës “AMC Multimedia” është tregues i një projektimi plot ide, i cili synon të ndërthurë historinë dhe kulturën me funksionin bashkëkohor të ndërtesës. Opinioni kolektiv i përhapur në kulturën tonë, se ndërtesat me fasada të patrajtuara janë të lëna pas dore dhe të krijojnë një ndjenjë vizuale të pakënaqshme, në këtë ndërtesë është shndërruar në një tipar identifikues, duke e ofruar atë në shërbim të komunitetit dhe rinisë për të transmetuar pjesëza të historisë, kulturës dhe mentalitetit midis përdoruesve të saj.
Fotografia: Leonit Ibrahimi
Fotografia: Leonit Ibrahimi
Loja e hijes dhe dritës si pjesë e dizajnit, është veçoria e kësaj arkitekture, që krijon një atmosferë të veçantë brenda dhe jashtë objektit, duke ofruar mundësi për përvoja dhe përceptime të ndryshme të përdoruesve. Kjo ndërtesë është konceptuar për të shërbyer si qendër e veprimtarive të shumëllojshme kulturore, për t’u bërë një instrument i rëndësishëm në promovimin e diversitetit kulturor dhe zhvillimin e komunitetit.

previous

next

Këtu mund te ridrejtoheni në faqet e internetit për të blerë apo porositur vëllimin tonë të parë ose të dytë. Mos e humbisni këtë mundësi për të pasuruar njohuritë tuaja për projektet më të fundit arkitekturore në Shqipëri dhe Kosovë.

Projektuar dhe zhvilluar nga gridcoding.com

AL