Kreu

FRAGMENTE TË ARKITEKTURËS BASHKËKOHORE SHQIPTARE

Fatlum Haliti(Arkitekt)

Park Plazza

Vendndodhja:Podujevë - Kosovë
Tipologji: Shërbime
Autor|ët:Fatlum Haliti, Menor Pajaziti
Viti i realizimit:2022
Bashkëpunëtorët:Fjolla Januzi, Shpend Azizi, Melisa Syla, Aida Bllacaku, Florida Jakupi, Driton Ibrahimi Solos Studio, Kerasan, Dekorativ
Fotografia: Atdhe Mulla
Park Plazza
Transformimi i lokacionit të “Park Plazza” në një vend me vlera urbane dhe arkitektonike, ka qenë qëllimi i këtij projekti të rëndësishëm, që ka ndryshuar ndjeshëm peizazhin urban të qytetit të Podujevës. Ky projekt ka nisur në një hapësirë industriale të braktisur, me idenë për ta kthyer në një qendër tërheqëse për komunitetin dhe vizitorët. Një ndër karakteristikat kryesore të këtij projekti është ruajtja e vlerave arkitektonike të konstruksioneve ekzistuese, duke i ndryshuar funksionet e tyre për të plotësuar nevojat e reja urbane.
Fotografia: Atdhe Mulla
Fotografia: Atdhe Mulla
Ky transformim ka sjellë një frymë të re në këtë zonë, duke e bërë atë të jetë një qendër e jetës bashkëkohore, ku njerëzit mund t’iu gëzohen blerjeve, të bëjnë zgjedhje të ndryshme kulinarie dhe të kalojnë kohën në hapësira të shumta lojërash. Kjo ndërthurje e funksioneve të ndryshme ofron shumëllojshmëri veprimtarish për komunitetin, duke sjellë një ndikim pozitiv në jetën e qytetit. Projekte të tilla demonstrojnë se si arkitektura dhe urbanizmi mund të transformojnë një hapësirë të pabanuar në një vend të qëndrueshëm me vlera të dukshme dhe të përdorshme për të gjithë.“Park Plazza” ka arritur që me shumë sukses të ruajë dhe të vlerësojë trashëgiminë arkitektonike të zonës, ndërkohë që e ka përdorur atë në mënyrë që të krijojë një vend të përshtatshëm dhe tërheqës për përdoruesit. Rivitalizimi dhe përshtatja e objekteve ekzistuese për funksione të reja, që i shërbejnë qytetit, e bën këtë projekt të imponohet me gjithë madhështinë e tij. Ky është një shembull i suksesit të një projekti që ka përmbushur synimet e tij dhe ka sjellë vlera të prekshme për komunitetin

previous

next

Këtu mund te ridrejtoheni në faqet e internetit për të blerë apo porositur vëllimin tonë të parë ose të dytë. Mos e humbisni këtë mundësi për të pasuruar njohuritë tuaja për projektet më të fundit arkitekturore në Shqipëri dhe Kosovë.

Projektuar dhe zhvilluar nga gridcoding.com

AL