Kreu

FRAGMENTE TË ARKITEKTURËS BASHKËKOHORE SHQIPTARE

Gëzim Puka(Arkitekt)

The Hill

Vendndodhja:Arbëri,Prishtinë, Kosovë
Tipologji: Shërbime
Autor|ët:Gëzim Puka
Viti i realizimit:2022
Bashkëpunëtorët:Fidan Belegu, Blend Nallbani, Fiona Driza, Aida Dobruna, Gjin Puka, Misin Misini, Gani Latifi, Rasim Mjekiqi, Sokol Xhafa
Fotografia: Gëzim Puka
The Hill
Ndërtesa “The Hill” është një shembull i veçantë i arkitekturës bashkëkohore në lagjen Arbëria të Prishtinës, që i ka dhënë kësaj zone një frymë të re dhe moderne. Kjo ndërtesë është një frymëzim për zhvillimin urban dhe përdorimin e materialeve të reja inovative. Forma dhe linjat e buta të ndërtesës, shëmbëllejnë si një poezi e artit bashkëkohor, e cila shkëlqen nën dritat e kryeqytetit. Përdorimi i materialeve të ndryshme, si metale të patinuara, qelq, granit, dru dhe materiale sintetike, tregon kujdesin e veçantë për detajet dhe për krijimin e një strukture që është jo vetëm e bukur, por edhe e qëndrueshme.
Fotografia: Gëzim Puka
Fotografia: Gëzim Puka
Ky projekt arkitekturor është përpjekje e qenësishme e dëshirës dhe vullnetit për të kontribouar me stil në siluetën urbane të qytetit. Projekti i ndërtesës “The Hill” dëshmon qartë se ndërthurja e harmonishme e organizimit të hapësirës me përdorimin e teknologjisë, ka krijuar një mjedis funksional dhe tërheqës, që përbën një manifestim të mjeshtërisë arkitekturore. Pjesa e sipërfaqes nëntokësore siguron hapësirë të mjaftueshme parkimi dhe qasje të lehtë për personelin dhe vizitorët. Komunikimi vertikal me ashensorë, shkallë dhe shirita lëvizës, është një zgjedhje e saktë, që ka siguruar lëvizje të rehatshme në të gjithë ndërtesën. Gjithashtu, vendosja e shkallëve të emergjencës në qendër të ndërtesës, të mbrojtura me dyer zjarrduruese është një masë e rëndësishme për sigurinë e të gjithë përdoruesve të ndërtesës. Galeria e brendshme është një hapësirë funksionale për të lidhur katet dhe për të krijuar një komunikim të qëndrueshëm mes tyre. Portali i qelqit është një element shumë i rëndësishëm që sjell ndriçim natyral dhe krijon një atmosferë të këndshme brenda ndërtesës, i cili së bashku me përdorimin e teknologjisë krijon lojën e dritë-hijes duke krijuar një mjedis të veçantë. Fasada e ndërtesës, me alumin të perforuar në formë të valëzuar dhe ngjyrë të kuqe metalike, i jep asaj një pamje shumë tërheqëse. Ndërsa portalet e qelqit dhe hyrjet, me të njëjtin stil dhe ngjyrë, i japin ndërtesës një identitet unik. Kjo ndërtesë është një shembull i kreativitetit arkitekturor dhe përdorimit të teknologjisë së përparuar për të krijuar një peizazh të larmishëm urban.

previous

next

Këtu mund te ridrejtoheni në faqet e internetit për të blerë apo porositur vëllimin tonë të parë ose të dytë. Mos e humbisni këtë mundësi për të pasuruar njohuritë tuaja për projektet më të fundit arkitekturore në Shqipëri dhe Kosovë.

Projektuar dhe zhvilluar nga gridcoding.com

AL