Kreu

FRAGMENTE TË ARKITEKTURËS BASHKËKOHORE SHQIPTARE

Daniel Gjoni(Arkitekt)

Hotel “Uji i Ftohtë” Tepelenë

Vendndodhja:Tepelenë - Shqipëri
Tipologji: Hoteleri
Autor|ët:Daniel Gjoni, Anila Katundi, Ermonel Monka, Elida Goga, Elid Shaqiri
Viti i realizimit:2020
Bashkëpunëtorët:Ave Consulting, Arben Dervishaj, Ervin Paçi Artan Dersha, Orion Zavalani
Fotografia: Gisel Dollani
Hotel “Uji i Ftohtë” Tepelenë
Uji i ftohtë-Tepelenë, historikisht ka qenë një hapësirë pushimi për udhëtarët, pasi karakterizohet nga burime uji natyrale me prurje të bollshme përgjatë rrugës nacionale. Hoteli i ri është ndërtuar në të njëjtin pozicion të ndërtesës të vjetër që ka pasur funksionin e një zone pushimi dhe rekreacioni, por që ishte tërësisht e rrënuar dhe e papërdorshme. Zhvillimi i projektit filloi si kërkesë e investitorit për krijimin e një poli modern të pritjes dhe rekreacionit. Koncepti themelor ngjan me një pemë, me rrënjë betoni, trung betoni dhe strukturë çeliku, si degë të kapura në këtë bërthamë betoni.
Fotografia: Gisel Dollani
Fotografia: Gisel Dollani
Arkitektura e objektit është menduar të jetë një arkitekturë dinamike, me ndikim minimal në mjedis, një arkitekturë jo vetëm hoteli, por edhe një hapësirë e rëndësishme pushimi. Materialet e përdorura në fasadë, veshja me dru dhe xham, e bëjnë atë një objekt modern dhe racional në forma. Elementet arkitektonike horizontale të ballkoneve, i japin dinamizëm objektit, duke shërbyer njëkohësisht edhe si elementë të fortë hijëzimi. Në sistemimet përreth objektit është bërë shumë kujdes që të mos humbasë komunikimin dhe fluiditetin e mëparshëm. Zona përreth objektit është risistemuar në mënyrë të tillë që të krijojë zona të ndryshme relaksimi, një gërshetim midis pushimit dhe ecjes në natyrë.

previous

next

Këtu mund te ridrejtoheni në faqet e internetit për të blerë apo porositur vëllimin tonë të parë ose të dytë. Mos e humbisni këtë mundësi për të pasuruar njohuritë tuaja për projektet më të fundit arkitekturore në Shqipëri dhe Kosovë.

Projektuar dhe zhvilluar nga gridcoding.com

AL