Kreu

FRAGMENTE TË ARKITEKTURËS BASHKËKOHORE SHQIPTARE

Asim Vatovci(Arkitekt)

Qendra e Mjekësisë Familjare

Vendndodhja:Gllamnik, Podujevë - Kosovë
Tipologji: Shëndetësi
Autor|ët:Asim Vatovci, Arsim Gërxhaliu
Viti i realizimit:2022
Bashkëpunëtorët:Agon Bejtullahu, Gazmend Uka, Dijamant Kabashi, Agan Lezi, Ramadan Ahmeti, Raif Shatri, Burim Smajli
Fotografia: Asim Vatovci
Qendra e Mjekësisë Familjare
Koncepti i projektit “Qendra e mjekësisë familjare” është zhvilluar nisur nga vizioni i krijimit të një ndërtese me prani të fuqishme dhe me arkitekturë bashkëkohore. Përdorimi i materialeve të forta, por të lehta për t’u mirëmbajtur, përbën një aspekt të rëndësishëm të projektit. Synimi i projektit është të ofrojë një strukturë, që dominon zonën dhe të shërbejë si një referencë jo vetëm për arkitekturën, por edhe për shërbimet shëndetësore publike. Organizimi i objektit me një sallë të madhe, që është e hapur ndaj mjedisit të jashtëm dhe me hyrje të kontrolluar për në ambientet e brendshme, është një zgjedhje e përshtatshme dhe e menduar mirë. Arkitektura bashkëkohore e objektit tregon për një trajtim unik të fasadave, duke kombinuar vëllime të pastra dhe kontraste të theksuara, që kanë ndihmuar në krijimin e një pamjeje tërheqëse të tij.
Fotografia: Asim Vatovci
Fotografia: Asim Vatovci
Përdorimi i materialeve të veçanta për të ndarë vëllimet anësore të ndërtesës nga vëllimi qendror, i ka dhënë asaj një pamje estetike tërheqëse dhe transparencë fizike, që është e rëndësishme për institucionet publike. Ky projekt ndërthur funksionin, dizajnin bashkëkohor dhe qasjen e përgjegjshme ndaj mjedisit dhe komunitetit. “Qendra e mjekësisë familjare” është një kontribut i rëndësishëm për shëndetësinë dhe infrastrukturën shëndetësore të Kosovës. Në një kohë kur shërbimet shëndetësore ndeshen me sfida dhe largime të personelit mjekësor, ndërtimi i një objekti të tillë është i rëndësishëm dhe ka një ndikim të dukshëm në përmirësimin e kushteve të shëndetësisë, si një shembull i mbartur nga përvojat e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e projektimit të ndërtesave me karakter shëndetësor

previous

next

Këtu mund te ridrejtoheni në faqet e internetit për të blerë apo porositur vëllimin tonë të parë ose të dytë. Mos e humbisni këtë mundësi për të pasuruar njohuritë tuaja për projektet më të fundit arkitekturore në Shqipëri dhe Kosovë.

Projektuar dhe zhvilluar nga gridcoding.com

AL