Kreu

FRAGMENTE TË ARKITEKTURËS BASHKËKOHORE SHQIPTARE

Antonela Saliaj, Ani Tola (Panariti)(Arkitekte)

Shkolla e Katarit “Lasgush Poradeci”

Vendndodhja:Kombinat, Tiranë - Shqipëri
Tipologji: Edukim
Autor|ët:Antonela Saliaj, Ani Tola (Panariti),Ledita Mezini, Sonila Semini, Sabina Sheshi, Geri Bisha
Viti i realizimit:2021
Bashkëpunëtorët:QUALICONSULT, Arsiola Kapri, Mario Fishta, Artan Dersha
Fotografia: Sabina Sheshi, Evisa Kasaj, FotoDaf
Shkolla e Katarit “Lasgush Poradeci”
Projekt-ideja paraprake u realizua në 2020 nga ASArchitects në kuadër të bashkëpunimit publik- privat dhe nismës së Bashkisë Tiranë “Solidaritet për dëmet e termetit”, duke i dhënë një rëndësi të vecantë krijimit të konceptit. Qëllimi i këtij projekti ishte rindërtimi i shkollës që ndodhet në zonën e Kombinatit, Tiranë duke mbajtur të njëjtin funksionalitet si shkolla 9-vjecare ekzistuese në të njëjtën sipërfaqe prej 5352.5m2 . Vizioni i dizajnit arkitektonik dhe urban bazohet kryesisht në ruajtjen e identitetit të zonës ku koncepti merr frymëzimin e tij, duke integruar ndërtesën me natyrën si funksionalisht ashtu edhe estetikisht. Tre materialet kryesore çeliku, tulla dhe betoni integrojnë ndërtesën me kontekstin e saj industrial. Gjithashtu gjatë procesit të zgjidhjes arkitektonike është konsideruar ruajtja e gjelbërimit ekzistues kryesisht në perimetër. Modelimi i tullës në fasadë, paraqet dinamizmin e shkollës i perkthyer në lëvizjen e nxënësve, i cili theksohet me fort nga ditë-hija. Duke analizuar kushtet urbane dhe mjedisore, si dhe duke ruajtur identitetin e zonës, forma gjeometrike “U” e zgjedhur, krijon mundësinë e zhvillimit të një oborri të brendshëm dhe të krijimit të sa më shumë mjediseve që përdorin dritën natyrale dhe ajrosjen në pjesën më të madhe të ditës, duke siguruar komoditet të nivelit të lartë.
Fotografia: Sabina Sheshi, Evisa Kasaj, FotoDaf
Fotografia: Sabina Sheshi, Evisa Kasaj, FotoDaf
Skema funksionale me formë “U”-je të fton në një oborr të brendshëm, i cili përdoret për veprimtari sportive në natyrë si futboll, tenis dhe vrap. Shkolla ka dy hyrje kryesore me holle përkatëse, ku secili nga hollet krijon flukse të pavarura dhe të sigurta. Shkolla ka një auditor me rreth 180 vende, tetë laboratorë, një bibliotekë dhe një dhomë për veprimtaritë ndryshme (hapësirë e dedikuar për konsumimin e ushqimit dhe qëndrim të lirë). Shkolla do të shërbejë jo vetëm për 1200 nxënësit e saj, por do të jetë e hapur edhe për komunitetin. Kjo shkollë do të jetë një pikë referimi në qytetin e Tiranës, si për meritat e projektimit, edhe për punimet e ndërtimit, ku sfida kryesore në aspektin strukturor, ishte përdorimi i soletave post tension, një risi në fushën e ndërtimit në Shqipëri për institucionet arsimore.

previous

next

Këtu mund te ridrejtoheni në faqet e internetit për të blerë apo porositur vëllimin tonë të parë ose të dytë. Mos e humbisni këtë mundësi për të pasuruar njohuritë tuaja për projektet më të fundit arkitekturore në Shqipëri dhe Kosovë.

Projektuar dhe zhvilluar nga gridcoding.com

AL