“Tirana Business Center“ u projektua për të marrë
një rezultat të balancuar midis funksionalitetit, ndryshueshmërisë dhe cilësisë së mjedisit të brendshëm,
duke plotësuar gjithashtu konfigurimin e tij të veçantë
vëllimor në raport me mjedisin përreth. Zona përmban
objekte dy dhe tre kate me funksion shërbimi, ku përfshihet dhe qendra e madhe tregtare TEG. Pozicioni i
sheshit të ndërtimit në zonën përballë TEG, bazuar dhe
në planin rregullues të Tiranës, ishte i favorshëm për
funksionin tregtar të propozuar. Objekti ndodhet në një
pozicion strategjik dhe lehtësisht i arritshëm, duke pasur
qasje të drejtpërdrejtë nga “Rruga e Vilave” në krahun
veriperëndimor dhe rruga “Ligatat” në krahun juglindor.
Ndërtesa shquhet për një kompozim racional dhe bashkëkohor. Ajo zhvillohet me dy kate mbi tokë me një lartësi
maksimale prej 11 metrash dhe një kat parkimi nëntokë.
Disa variabla, duke përfshirë mënyrën e përdorimit,
shpërndarjen e ambienteve, rregullimin dhe orientimin
e parcelës, kontribuan në konfigurimin vëllimor përfundimtar të saj. Vëllimi i objektit është konceptuar si bashkim i disa kubave të vendosura përgjatë aksit qendror të
objektit me shtrirje gjatësore që ndahen ndërmjet tyre
nga rripa të zgavruara të vetratave anësore të orientuara
nga lindja dhe perëndimi. Kubi ballor me anë të një strehe të madhe në lartësinë e dy kateve në formë portiku,
përfshinë vetratën e thyer ballore me hyrjen kryesore të
vendosur paralel me “Rrugën e Vilave”. Dy hyrje të çojnë
në brendësi të objektit, hyrja kryesore ndodhet në orientimin veriperëndimor dhe dalja në pjesën e pasme.
Paraqitja modulare hapësinore plotëson nivelet e ndryshueshmërisë, duke lejuar që pjesa e brendshme të
përshtatet me ndryshimet e kërkesës së përdorimit në
të ardhmen. Dizajni krijon një tranzicion ritmik të eksterierit në ambientet e brendshme duke përdorur ngjyrat e
zeza, teksturën e drurit dhe të betonit.
Fotografia: Florian Nepravishta
Fotografia: Florian Nepravishta
Një rëndësi e veçantë i është kushtuar fasadave, ku rifiniturat theksojnë dhe përputhen me volumin e ndërtesës.
Në konceptimin e saj janë marrë në konsideratë veshja me panelet e përbëra, duke rezultuar në një fasadë
të ventiluar me ngjyrë të zezë. Në këtë qasje, ndërtesa
ka një estetikë tërheqëse, pasi krijohet një lojë me vëllimet e kuboideve të shpërndara për të mos lejuar që
fasada të shfaqet monotone. Hapjet e mëdha të vetratave lejojnë dritë të bollshme në brendësi të ndërtesës,
duke dhënë një ndjenjë të zgjerimit të hapësirës. Oborri
i ndërtesës është shtruar me pllaka betoni të vendosura
në formë mozaiku. Në pjesën rrethuese të objektit kemi
hapësira të gjelbëruara. Oborri përreth ofron hapësira
parkimi të jashtëm për punonjësit dhe vizitorët.
Veçoritë shprehëse arkitekturore si fasada e ventiluar me pllaka me ngjyrë të zezë, streha në hyrje të
ndërtesës dhe dekorimi me pllaka imitim druri, rrisin
vlerën estetike të ndërtesës. Pamja e objektit në veçanti,
por edhe në kuadrin e një grupi ndërtesash të reja dhe
bashkëkohore, të çon në përfundimin se stili i thjeshtë
dhe i unifikuar arkitekturor i tij i ka sjellë vlerë zonës. Ndikimi vizual është pozitiv, ndërsa zgjidhja funksionale respekton kërkesat dhe pritshmërinë e klientit duke ndjekur standardet shqiptare të projektimit dhe ndërti
Këtu mund te ridrejtoheni në faqet e internetit për të blerë apo porositur vëllimin tonë të parë ose të dytë. Mos e humbisni këtë mundësi për të pasuruar njohuritë tuaja për projektet më të fundit arkitekturore në Shqipëri dhe Kosovë.