Kreu

FRAGMENTE TË ARKITEKTURËS BASHKËKOHORE SHQIPTARE

SON Architects(Arkitekt/e)

Kopështi Montessori

Vendndodhja:Tiranë - Shqipëri
Tipologji: Edukim
Autor|ët:SON Architects
Viti i realizimit:2020
Bashkëpunëtorët:Erind Bejleri, Klodi Demaj Beqiraj, Fjona Zanaliu,Arjela Likskendaj, Sead Lika
Fotografia: Besart Cani
Kopështi Montessori
Koncepti i kopshtit “Montessori” rrjedh nga lidhja ndërmjet oborrit e rrethimit, kontekstit të tij si dhe paraqitjes së hapësirave që nxisin marrëdhëniet midis fëmijëve. Kjo prodhoi idenë për ta ndarë vëllimin në seksione të tjera të vogla, saktësisht në 3 vëllime të lidhura të gjithë nga një pllakë nëntokësore. Ata ngjajnë më shumë me shkallën e një shtëpie, duke theksuar pjerrësinë e çatisë së ndërtesave, për të nxjerrë në pah formën bazë të një shtëpie. Kopshti i fëmijëve ka në pjesën më të madhe ngjyrën e lehtë të drurit. Përdorimi gjerësisht i resinës dhe shmangia e qosheve të mprehta zvogëlon shumë rreziqet e mundshme dhe bën që fëmijët të lëvizin lirshëm dhe të sigurt. Në klasat gjithashtu janë përdorur ngjyra dhe materiale të lehta, duke krijuar hapësira të ngjashme me shtëpinë, që fëmijët të mund të shprehen plotësisht. Koncepti, siç u përmend më lart, rrjedh nga lëvizja fluide dhe zgjedhja e vëllimeve dhe materialeve bazë, ku kemi tre vëllime shtëpish të shpërndara në zonë në mënyrë simetrike. Në “shtëpinë” e parë kemi “pikën e takimit” dhe në dy “shtëpitë” e tjera janë të organizuara klasat. Në projekt mbizotëron hapësira e gjelbër dhe argëtuese, me një fushë sportive dhe lojërash në fund. Projektimi i kopshtit është bërë në bazë të koncepteve dhe parimeve të Montessorit.
Fotografia: Besart Cani
Fotografia: Besart Cani
Ne mendojmë që për herë të parë në Shqipëri kemi një ndërhyrje arkitektonike të tillë, ku i kushtohet rëndësi e veçantë hapësirës dhe kontekstit, duke iu ofruar fëmijëve kushte ideale dhe frymën e të ndjerit si në shtëpi. Përveç formës arkitektonike që e karakterizon, rëndësi të veçantë ka edhe kompleksiteti i qasjes in & out. Të gjitha hapësirat fluide lidhen me njëra tjetrën përmes pllakës në nivelin nëntokësor, ku vlen për t’u përmendur hapësira e pishinës dhe qasja që ka ajo me dritën. Duke qenë se jemi në nivel nëntokësor, kemi krijuar “oblo” në soletën e betonit, duke patur qasje direkte me dritën, si dhe impakti që ato japin në hapësirat rekreative në oborrin e katit përdhe. Përveç formave bazë të shtëpive, bien në sy edhe dritaret e vogla dhe të ndara në mënyrë asimetrike, duke e afruar volumin sa më pranë imagjinatës së fëmijëve. Çatitë kanë pjerrësi të ndryshme dhe asimetrike, duke krijuar forma abstrakte nga një formë e rregullt drejtkëndore si ajo e shtëpisë. Të tre objektet veprojnë si një, i ngjashëm me një “qytet të vogël” për fëmijët, duke i bërë ata të ndihen si në shtëpinë e tyre dhe në të njëjtën kohë i nxit të zhvillojnë imagjinatën e tyre sa më shumë që të jetë e mundur, në mënyrë sa më sociale dhe krijuese.

previous

next

Këtu mund te ridrejtoheni në faqet e internetit për të blerë apo porositur vëllimin tonë të parë ose të dytë. Mos e humbisni këtë mundësi për të pasuruar njohuritë tuaja për projektet më të fundit arkitekturore në Shqipëri dhe Kosovë.

Projektuar dhe zhvilluar nga gridcoding.com

AL