Kreu

FRAGMENTE TË ARKITEKTURËS BASHKËKOHORE SHQIPTARE

Lulzim Nuza(Arkitekt)

Prishtina Business Center

Vendndodhja:Prishtinë - Kosovë
Tipologji: Shërbime
Autor|ët:Lulzim Nuza, Florian Shala
Viti i realizimit:2022
Bashkëpunëtorët:FST Engineering, Termovent Sh.P.K
Fotografia: Leonit Ibrahimi
Prishtina Business Center
“Prishtina Business Center” është një projekt tërheqës dhe ambicioz, që synon të transformojë një ndërtesë magazinimi në një simbol arkitekture shumë të veçantë. Me këtë qasje inovative, është synuar të ndryshohet pamja dhe integrimi i objekteve të tilla industriale. Kjo pikë referimi arkitektonike, ka për qëllim të kombinojë pamjen estetike me funksionalitetin dhe të krijojë hapësira të reja për veprimtari ndëraktive.
Fotografia: Leonit Ibrahimi
Fotografia: Leonit Ibrahimi
Ky projekt është i rëndësishëm, pasi nënkupton një përpjekje për të humanizuar dhe përmirësuar pamjen e objekteve të magazinimit, pa cenuar funksionalitetin e tyre. Kjo qasje, përfaqëson një frymë të re në arkitekturën bashkëkohore dhe sjell një ndikim të rëndësishëm në fushën e dizajnit arkitektonik. Për më tepër, ndërtimi i “Prishtina Business Center” është realizuar me kujdes deri në detaje, duke siguruar një ndërtesë shumë funksionale në qendër të zonës industriale të Prishtinës. Kjo ndërtesë ofron mundësi për një llojshmëri të madhe veprimtarish, që shërben si një model i ri për trajtimin e kësaj tipologjie arkitektonike. Ky projekt ndryshon mënyrën sesi i shohim dhe si i përdorim ndërtesat industriale, ndërsa rezultatet e tij do të ndikojnë në konceptimin e arkitekturës me destinim ekonomik.

previous

next

Këtu mund te ridrejtoheni në faqet e internetit për të blerë apo porositur vëllimin tonë të parë ose të dytë. Mos e humbisni këtë mundësi për të pasuruar njohuritë tuaja për projektet më të fundit arkitekturore në Shqipëri dhe Kosovë.

Projektuar dhe zhvilluar nga gridcoding.com

AL