Kreu

FRAGMENTE TË ARKITEKTURËS BASHKËKOHORE SHQIPTARE

Larisa Agovi(Arkitekte)

Gate 03

Vendndodhja:Currila, Durrës - Shqipëri
Tipologji: Gastronomi, Shërbime
Autor|ët:Larisa Agovi
Viti i realizimit:2022
Bashkëpunëtorët:Ingrid Jokiçi, Alfred Pepkolaj, Almir Mane, Romeo Karasani, 3 ING
Fotografia: Leonit Ibrahimi
Gate 03
I dizenjuar si një restorant i kuzhinës fusion, Gate 03 përfaqëson një ndër projektet që i dedikohet tërësisht detajit të elementeve të interierit. Fasada e objektit e zhvilluar në formën e një blloku të lartë, e shkëput dhe izolon zonën e restorantit nga rruga dhe qyteti, duke e orientuar interierin plotësisht drejt vijës bregdetare. Nga mjedisi rrethues janë marrë shumë elemente, midis të cilave veçohet koncepti i velave të anijeve, që është ripërdorur në lakimet e shumta të tavaneve, duke formuar një lojë të veçantë të dritës dhe hijes. Për të balancuar format e larmishme gjeometrike të interierit, është propozuar përdorimi i një materiali të vetëm në veshjen e tij, gjë që thekson minimalizmin e kësaj hapësire. Përmes integrimit të elementeve të frymëzuara nga arkitektura orientale dhe përfshirjes së gjelbërimit në hapësirat e brendshme të restorantit, ky projekt ka për qëllim të theksojë rëndësinë e të jetuarit në prani të natyrës
Fotografia: Leonit Ibrahimi
Fotografia: Leonit Ibrahimi
Gate 03, nisi si një projekt, në të cilin u besua që në fillim tek cilësia e materialeve dhe teknologjive, me qëllim realizimin e një projekti që shpreh të gjitha vlerat e të përjetuarit dhe të shijuarit të ushqimit me cilësi. Dëshira për t’iu paraqitur publikut me një koncept të ri, solli në detyrën e projektimit një qëllim të veçantë, atë të përjetimit të natyrës dhe elementeve të saj si uji, gjelbërimi, dritës, në çdo copëz të interierit. Ndaj dhe shumë elemente kompozicionale të projektit, riinterpretojnë natyrën me qëllim rikthimin në këto ndjesi të thjeshta që jep natyra. Në thelb sfida e këtij projekti qëndron në mbulimin dhe fshehjen e elementeve teknologjike të përdorura, me qëllim nxjerrjen në pah të thjeshtësisë dhe cilësisë të jetuarit në harmoni me natyrën.

previous

next

Këtu mund te ridrejtoheni në faqet e internetit për të blerë apo porositur vëllimin tonë të parë ose të dytë. Mos e humbisni këtë mundësi për të pasuruar njohuritë tuaja për projektet më të fundit arkitekturore në Shqipëri dhe Kosovë.

Projektuar dhe zhvilluar nga gridcoding.com

AL