Kreu

Ozone Hair & Clinic

Ozone Hair & Clinic

Ozone Hair & Clinic

Vendndodhja:Prishtinë, Kosovë
Tipologji: Ndërtesë Komerciale
Autor|ët:Fisnik Dresha
Viti i realizimit:2025
Bashkëpunëtorët:Fisnik Dresha, Festina Mala Dresha, Egzon Kryeziu, Uran Sadikaj
Çdo hapësirë lë një gjurmë te njeriu nga mënyra se si ai e përjeton atë. Drita, materiali dhe proporcioni bashkohen për të krijuar një atmosferë ku funksioni dhe mirëqenia bëhen pjesë e së njëjtës përvojë. Këtë filozofi përcjell puna e zhvilluar nga Froject Architecture, studio e themeluar në vitin 2015 nga arkitekti MSc. Fisnik Dresha, me veprimtari në Pejë dhe Prishtinë. E mbështetur në një ekip multidisiplinar arkitektësh dhe inxhinierësh, studioja ofron paketë të plotë shërbimesh përfshirë projektim, dizajn interieri, ndërtim dhe mbikëqyrje. Në projektet e Froject Architecture cilësia e hapësirës merr kuptim nga marrëdhënia harmonike ndërmjet funksionit, materialit dhe përvojës njerëzore. Koncepti i Ozone Hair Clinic lindi nga dëshira për ta transformuar vizitën në një klinikë flokësh në një përvojë që transmeton qetësi dhe mirëqenie. Çdo vijë e projektit, kishte për qëllim që në klinikë të krijojë një atmosferë ku profesionalizmi dhe estetika ndërthuren natyrshëm. Paleta e nuancave të kaltërta, ndriçimi i butë dhe materialet e përzgjedhura me kujdes ndërtojnë një ambient elegant, ku klienti ndihet i mirëpritur që në momentin e hyrjes.
Organizimi i hapësirës ka një logjikë të thjeshtë funksionale, duke krijuar një lëvizje të natyrshme të vizitorëve ndërmjet zonës së pritjes, konsultimit, larjes, trajtimit dhe stilimit. Çdo ambient ruan karakterin e vet unik. Pasqyrat, veprat e artit dhe gjelbërimi janë integruar me kujdes, duke krijuar një interier që komunikon qartë identitetin e klinikës dhe pasuron përvojën e përdoruesit. Për Froject Architecture, Ozone Hair Clinic mishëron bindjen se dizajni i brendshëm ka fuqinë të ndikojë drejtpërdrejt në mënyrën se si një hapësirë përjetohet. Projekti u bë një mundësi për të eksploruar marrëdhënien ndërmjet arkitekturës, emocionit dhe identitetit të markës, duke dëshmuar se çdo detaj – nga drita te materiali, nga organizimi hapësinor te atmosfera – kontribuon në krijimin e një përvoje të plotë. Rezultati është një hapësirë ku estetika dhe funksioni ndërtojnë një identitet të qartë, ndërsa arkitektura bëhet pjesë e mirëqenies së përditshme të njerëzve që e përjetojnë.

previous

next

Këtu mund te ridrejtoheni në faqet e internetit për të blerë apo porositur vëllimin tonë të parë ose të dytë. Mos e humbisni këtë mundësi për të pasuruar njohuritë tuaja për projektet më të fundit arkitekturore në Shqipëri dhe Kosovë.

Projektuar dhe zhvilluar nga gridcoding.com

AL