Duke marrë parasysh vendndodhjen e objektit, objektivi
parësor i këtij koncepti ishte ndërtimi i një strukture të
re ikonike brenda kësaj zone industriale. Kemi krijuar një
formë të pastër kubike të mbështjellë me xham, duke
orientuar në 45 gradë boshtet e profileve strukturore të
fasadës, për të krijuar një model romboid, i cili më pas
u bë elementi kryesor estetik si nga jashtë, ashtu edhe
nga brenda.
Objekti mishëron një strategji mjedisore shumë progresive, me fasadën e tij të xhamit që mbështjell të tre anët
e godinës, duke maksimizuar sasinë e ndriçimit natyror
dhe të ajrosjes, si dhe kafazin e shkallës që vazhdon si
një atrium deri në tarracë, duke mundësuar qarkullimin
natyral të ajrit të pastër. Kjo zgjidhje minimizon në këtë
mënyrë varësinë nga ftohja dhe ngrohja artificiale, redukton konsumin e energjisë së ndërtesës duke e bërë
atë më të ndjeshme ndaj mjedisit natyror. Xhami përbëhet nga një shtresë e jashtme me xham të dyfishtë
izolues termik, që mbron nga rrezet ultravjollcë, ndërsa
nga brenda, mjediset janë të pajisur me perde të automatizuara që hapen dhe mbyllen sipas lëvizjes së diellit.
Hapësira e brendshme bazohet në parimet e një mjedisi, që ofron një lidhje të fortë me punonjësit e tyre
duke harmonizuar botën virtuale, fizike dhe sociale.
Fotografia: Agon Nimani
Fotografia: Agon Nimani
Përfundimi i suksesshëm i një projekti shpesh matet nga
rezultati, por arritja e qëllimeve fillestare dhe përjetimi i
një procesi të plotë të projektimit dhe realizimit mund të
kontribuojë gjithashtu në mënyrë të konsiderueshme në
kënaqësinë e përgjithshme. Nga kjo pikëpamje, vlen të
përmendet se të gjitha qëllimet e përcaktuara në konceptin e projektit u arritën dhe vetë procesi i projektimit
dhe realizimit u bë një burim kënaqësie. Ne projektuam pothuajse të gjithë elementët, përveç karrigeve dhe
kemi bashkëpunuar me punishtet vendase për prodhimin e tyre. Elementet e projektit, të cilat përfshinin
fasadën e xhamit, dyert e brendshme, lavamanët, tavolinat dhe karakteristika të tjera të ndryshme, u krijuan
me vëmendje të jashtëzakonshme ndaj detajeve, duke
arritur në një produkt përfundimtar vërtet unik dhe të
personalizuar.
Këtu mund te ridrejtoheni në faqet e internetit për të blerë apo porositur vëllimin tonë të parë ose të dytë. Mos e humbisni këtë mundësi për të pasuruar njohuritë tuaja për projektet më të fundit arkitekturore në Shqipëri dhe Kosovë.