Kreu

FRAGMENTE TË ARKITEKTURËS BASHKËKOHORE SHQIPTARE

Bekir Ademi, Amine Ademi(Arkitekt/e)

Shtëpia Focal

Vendndodhja:Shkup - Maqedonia e Veriut
Tipologji: Banim
Autor|ët:Bekir Ademi, Amine Ademi
Viti i realizimit:2022
Bashkëpunëtorët:Admir Abedini, Ratko Stanojkovski
Fotografia: Vase Amanito
Shtëpia Focal
Banesa Individuale “Focal House” është zbatuar në një zonë të qetë banimi. Ky projekt, që në fillim është parashtruar si një sfidë profesionale, se si do të integroheshim konceptualisht në një kontekst me tipologji të ndryshme, por me elemente të përbashkëta - përmasat e vogla, tekstura rrethuese (çatitë e kuqe) dhe oborret modeste. Të gjitha këto aspekte ishin nxitje për krijimin e konceptit të shtëpisë, që ishte zgjedhja e një qasjeje të re pa prishur matricën urbane të hapësirës, një pikë referimi e re me elemente të arkitekturës bashkëkohore. Qasja bashkëkohore në paraqitje dhe zgjedhja e ngjyrës së theksuar të fasadës, gjithashtu kontribuojnë në integrimin e kësaj ndërtese në mjedisin ku mbizotëron prania e çative në ngjyrë terrakote. Vëllimi i thjeshtë i shtëpisë, me një gjest elegant në nënkulm, formon një lidhje të shkrirë me ndërtesën fqinje dhe siguron vazhdimësinë e formës urbane.
Fotografia: Vase Amanito
Fotografia: Vase Amanito
Katrori i parregullt në thelb zgjidhet duke konceptuar një bërthamë shërbimi në formën e një hapësire përfaqësuese të vendosur në dy kate, ku ndodhen të gjitha hapësirat e komunikimit dhe nyjet sanitare. Bërthama u formua përmes një zvogëlimi proporcional të përmasave, i cili krijonte një perimetër të hapësirave për banim dhe pushim me një orientim të favorshëm dhe pamje të gjerë. Në këtë rast, bëhej fjalë për një investitor që besonte plotësisht te koncepti arkitektonik, i cili pas gati 50 vitesh punë e karrierë, ëndërroi të siguronte një shtëpi funksionale dhe të rehatshme për familjen e tij, i cili ka dhënë një kontribut shumë të rëndësishëm në shëndetin e njerëzve gjatë punës së tij shumëvjeçare. Edhe projekti i banesës individuale, tentonte sado pak t’a ndihmonte atë dhe familjen e tij duke i ofruar jetë dinjitoze, të lumtur e të shëndetshëm.

previous

next

Këtu mund te ridrejtoheni në faqet e internetit për të blerë apo porositur vëllimin tonë të parë ose të dytë. Mos e humbisni këtë mundësi për të pasuruar njohuritë tuaja për projektet më të fundit arkitekturore në Shqipëri dhe Kosovë.

Projektuar dhe zhvilluar nga gridcoding.com

AL