Kreu

FRAGMENTE TË ARKITEKTURËS BASHKËKOHORE SHQIPTARE

Redon Iljasllari(Arkitekt)

La Brisa

Vendndodhja:Dhërmi, Himarë - Shqipëri
Tipologji: Hoteleri
Autor|ët:Enkelejd Karanxha, Gentian Parruca, Florida Hoxha, Redon Iljasllari
Viti i realizimit:2021-2023
Bashkëpunëtorët:AR-MI, LUEM Construction
Fotografia: Amar Studio, Redon Iljasllari
La Brisa
Forma e objekti është kushtëzuar nga forma e sheshit të ndërtimit duke krijuar kështu një masë me bazë në formë “L” në planimetri. Për t’i dhënë një pamje sa më të lehtë dhe bregdetare, objekti është konceptuar në formë lineare me 4 kate dhe lartësi maksimale 17.78 m nga kuota 0.00, dhe me largësi 62 m nga vija bregdetare e detit Jon, në një ndër plazhet më tërheqëse dhe më të frekuentueshëm në jugu të vendit. Duke qenë se është në një zonë bregdetare që njihet dhe për arkitekturën e vjetër të banesave me gurë, kjo gjë na ka frymëzuar për të konceptuar disa plane vertikale guri për të thyer këtë linearitetin, që krijohet në fasadat e objektit. Element tjetër identifikues i objektit është veranda në katin përdhe e cila mbulohet nga volumi i objektit në katet e sipërme tërësisht konsol.
Fotografia: Amar Studio, Redon Iljasllari
Fotografia: Amar Studio, Redon Iljasllari
Materializimi i fasadës është në harmoni me peizsazhin përreth me ngjyra të lehta dhe ku mbizotëruese është elementi i gurit dhe xhamit. Për interierin frymëzim kanë qenë ngjyrat neutrale të natyrës. Qëllimi parësor në konceptin e hapësirave të brendhshme ka qenë përdorimi i sa më shumë elementeve si metali, guri dhe druri për t’i dhënë një frymë sa më natyrale dhe të ngrohtë. Ky projekt është një ndër projektet e realizuara në kohë rekord prej 12 muajsh si në projektim ashtu edhe në ndërtim. Gjithashtu është njeë objekt, gjuha e të cilit identifikon linjën e projekteve të projektuara dhe realizuara nga Focus Architecture. Si projekt ka marrë vlerësime shumë të mira për sa i përket dizajnit të hapësirave të brendhshme dhe të eksterierit, ku vlen të specifikohet mirëorganizimi i sipërfaqeve dhe krijimi i hapësirave shumë të bollshme në njësitë akomoduese. Është e rëndësishme për në që objekte të tilla janë në harmoni shumë të mirë me peizazhin, duke e kategorizuar si një objekt me dizajn të qëndrueshëm.

previous

next

Këtu mund te ridrejtoheni në faqet e internetit për të blerë apo porositur vëllimin tonë të parë ose të dytë. Mos e humbisni këtë mundësi për të pasuruar njohuritë tuaja për projektet më të fundit arkitekturore në Shqipëri dhe Kosovë.

Projektuar dhe zhvilluar nga gridcoding.com

AL