Kreu

FRAGMENTE TË ARKITEKTURËS BASHKËKOHORE SHQIPTARE

Arbër Sadiki(Arkitekt)

Vila SHM

Vendndodhja:Gremnik, Klinë - Kosovë
Tipologji: Banim
Autor|ët:Arbër Sadiki, Gëzim Sadiku
Viti i realizimit:2022
Bashkëpunëtorët:
Fotografia: Arben Llapashtica
Vila SHM
Koncepti i Vilës SHM paraqet një shembull të maturisë dhe përgjegjshmërisë në arkitekturë. Ajo është projektuar me kujdes për të përmbushur kërkesat e veçanta të familjes. Projekti i kësaj vile ndërthur hapësira dhe veçori, të cilat janë përdorur me qëllimin e qartë për të ofruar rehati, cilësi dhe siguri për përdoruesit.Hapësira e përbashkët familjare për qëndrim ditor, e lidhur me kuzhinën dhe hapësirën për ngrënie, është një manifestim i qëllimshëm i jetesës moderne. Nga ana tjetër, tri dhomat e gjumit, secila me njësinë përkatëse sanitare, ofrojnë privatësinë e duhur për secilin banor
Fotografia: Arben Llapashtica
Fotografia: Arben Llapashtica
Përdorimit të pjerrësisë së lehtë të terrenit i është dhënë një rëndësi e veçantë në këtë projekt, duke e vendosur pjesën teknike në katin gjysmë nëntokë dhe pjesën e banimit në katin përdhes. Në këtë mënyrë është realizuar një përdorim i zgjuar i hapësirave, çka siguron hyrje direkt në vilë dhe mundëson efikasitet funksional. Në aspektin kompozicional, forma e ndërtesës është paraqitur në mënyrë të qartë, duke treguar një dominancë horizontale, e cila ndërlidhet mrekullisht me siluetën natyrore të Alpeve Shqiptare. Përdorimi i tullës si material i jashtëm është një zgjedhje e drejtë, që mban parasysh nevojat e mjedisit për kujdes të posaçëm, njëkohësisht pasqyron edhe historinë vendore, duke dëshmuar trashëgiminë arkeologjike të zonës së Dresnikut. Ky material është një përbërës i rëndësishëm i identitetit arkitektonik dhe kulturës vendase.

previous

next

Këtu mund te ridrejtoheni në faqet e internetit për të blerë apo porositur vëllimin tonë të parë ose të dytë. Mos e humbisni këtë mundësi për të pasuruar njohuritë tuaja për projektet më të fundit arkitekturore në Shqipëri dhe Kosovë.

Projektuar dhe zhvilluar nga gridcoding.com

AL