Bashkëpunëtorët:Ave Consulting, Arben Dervishaj, Ervin Paçi Artan Dersha, Orion Zavalani
Fotografia: Gisel Dollani
Hotel “Uji i Ftohtë” Tepelenë
Uji i ftohtë-Tepelenë, historikisht ka qenë një hapësirë
pushimi për udhëtarët, pasi karakterizohet nga burime
uji natyrale me prurje të bollshme përgjatë rrugës nacionale. Hoteli i ri është ndërtuar në të njëjtin pozicion
të ndërtesës të vjetër që ka pasur funksionin e një zone
pushimi dhe rekreacioni, por që ishte tërësisht e rrënuar
dhe e papërdorshme. Zhvillimi i projektit filloi si kërkesë
e investitorit për krijimin e një poli modern të pritjes dhe
rekreacionit.
Koncepti themelor ngjan me një pemë, me rrënjë betoni, trung betoni dhe strukturë çeliku, si degë të kapura
në këtë bërthamë betoni.
Fotografia: Gisel Dollani
Fotografia: Gisel Dollani
Arkitektura e objektit është menduar të jetë një arkitekturë dinamike, me ndikim minimal në mjedis, një arkitekturë jo vetëm hoteli, por edhe një hapësirë e rëndësishme pushimi. Materialet e përdorura në fasadë,
veshja me dru dhe xham, e bëjnë atë një objekt modern dhe racional në forma.
Elementet arkitektonike horizontale të ballkoneve, i japin dinamizëm objektit, duke shërbyer njëkohësisht edhe
si elementë të fortë hijëzimi. Në sistemimet përreth
objektit është bërë shumë kujdes që të mos humbasë
komunikimin dhe fluiditetin e mëparshëm. Zona përreth
objektit është risistemuar në mënyrë të tillë që të krijojë
zona të ndryshme relaksimi, një gërshetim midis pushimit dhe ecjes në natyrë.
Këtu mund te ridrejtoheni në faqet e internetit për të blerë apo porositur vëllimin tonë të parë ose të dytë. Mos e humbisni këtë mundësi për të pasuruar njohuritë tuaja për projektet më të fundit arkitekturore në Shqipëri dhe Kosovë.