Projekti i Hotel Amberit ka nisur në vitin 2018 dhe konsiston në ndërhyrjen te një strukture ekzistuese. I vendosur
në një largësi më të vogël se 300 m nga deti Adriatik,
ai është lehtësisht i arritshëm në një zonë që siguron
qetësinë e nevojshme për pushime.
Frymëzimi për këtë projekt ka ardhur nga një
analizë e kujdesshme e terrenit, me qëllimin e gjetjes së
zgjidhjes më të përshtatshme për një zonë veçanërisht
piktoreske, ku përveç detit, janë marrë në konsideratë,
gjelbërimi i pishave para objektit dhe pas tij një bimësi
e ngjashme me atë të shkretëtirës. Kështu, u shtua një
sipërfaqe e gjelbër përpara objektit, ndërsa pishina u
vendos në pjesën e pasme të tij.
Organizimi funksional ka strehuar të gjitha ambientet e
nevojshme të hotelit brenda gjurmës së strukturës ekzistuese, duke i kushtuar vëmendje të veçantë orientimit
të dhomave nga deti dhe dielli. Në mënyrë metaforike,
si referencë për fasadën kanë shërbyer valët e detit, të
cilat me lëvizjen e tyre ritmike sigurojnë në të njëjtën
kohë edhe qetësi.
Në këtë mënyrë është synuar të arrihet një balancë
midis funksionalitetit dhe estetikës duke krijuar një
hapësirë të ngrohtë dhe mikpritëse.
Fotografia: Albano Guma, Dardan Vukaj
Fotografia: Albano Guma, Dardan Vukaj
Amber Hotel na ofroi një mundësi unike për të transformuar një strukturë ekzistuese beton-armeje, të ndërtuar
në vitin 2004, në një hotel me më shumë se 40 dhoma.
Për të arritur në këtë kapacitet, u propozua një shtesë
mbi katin përdhe të gjurmës ekzistuese, volumi i së cilës
u integrua me atë ekzistues. Lartësia e ulët e kateve ekzistuese kushtëzuan kërkimin dhe gjetjen e një zgjidhjeje të përshtatshme për sistemet mekanike. Objekti i
përfunduar ka një sipërfaqe totale prej 2500 m2, të
ndarë në katër kate. Sfidat e paraqitura dhe të zgjidhura
në këtë proces kanë qënë mësime të vlefshme të procesin e punës tonë. Vlerësimi i këtij projekti në konkursin
“Share Future Project Awards 2020”, ishte një kënaqësi
dhe shpërblim i kësaj pune.
Këtu mund te ridrejtoheni në faqet e internetit për të blerë apo porositur vëllimin tonë të parë ose të dytë. Mos e humbisni këtë mundësi për të pasuruar njohuritë tuaja për projektet më të fundit arkitekturore në Shqipëri dhe Kosovë.