Kreu

FRAGMENTE TË ARKITEKTURËS BASHKËKOHORE SHQIPTARE

Visar Geci(Arkitekt)

DonCafé House

Vendndodhja:Prishtinë - Kosovë
Tipologji: Gastronomi, Shërbime
Autor|ët:Visar Geci
Viti i realizimit:2013
Bashkëpunëtorët:
Fotografia: Atdhe Mulla
DonCafé House
“Don Café House” paraqet një koncept inovativ të prezantuar nga kompania Don Coffee në Kosovë. Idea e zhvilluar për t’iu përshtatur zgjerimit të biznesit, iu ofron klientëve një mundësi të veçantë për të shijuar produktet e Don Coffee në mjedise të dizajnuara bukur, në zinxhirin e lokaleve të vendosura në të gjithë territorin e Kosovës dhe më gjerë. “Don Café House” përfaqëson një koncept unik arkitektonik dhe vizual, që e dallon brendin nga baret e tjera tradicionale të kafesë, duke i dhënë një frymë moderne. Frymëzimi për dizajnin rrjedh nga thesi i mbushur me kokrra kafeje. Muret e lokalit kanë formë organike, të punuara me “Plywood”, kurse shtyllat në mes janë të veshura me thasë kafeje.
Fotografia: Atdhe Mulla
Fotografia: Atdhe Mulla
Tavolinat dhe llambadarët e varur përfaqësojnë kokrrat e kafesë të rreshtuara në mënyrë asimetrike, që të krijojnë përshtypjen e të qenit brenda një thesi. Muri ndarës ka funksion të dyfishtë, dekorativ dhe funksional. Forma e tij organike zë pjesën më dominuese të hapësirës, duke ofruar një ndjenjë unike të qëndrimit ulur, ndryshe nga çdo bar tjetër që mund të haset në jetën e përditshme.Në mes, lokali është i pajisur me ulëse dhe tavolina duke krijuar një lidhje brenda mjedisit me mur ndarës nga banaku. Ky seksion kryen rolin e banakut për ekspozimin e artikujve të kompanisë. Forma e barit luan gjithashtu një rol të rëndësishëm në funksionimin e lokalit. Perimetri i jashtëm është i veshur me një lloj shtrese organike të prodhuar nga pjesët e drurit 4cm dhe pasqyron dinamizmin, që e karakterizon të gjithë lokalin. Projekti është realizuar nga materiali i pllakave të shtresuara të drurit me trashësi 2cm dhe 4cm. Secili prej elementeve të drurit është dizajnuar i veçantë çka e mundëson arritjen e formës organike. I gjithë mjedisi përbëhet nga 1365 pjesë druri, secila e dimensionuar, e projektuar, e prerë dhe e montuar veçmas.

previous

next

Këtu mund te ridrejtoheni në faqet e internetit për të blerë apo porositur vëllimin tonë të parë ose të dytë. Mos e humbisni këtë mundësi për të pasuruar njohuritë tuaja për projektet më të fundit arkitekturore në Shqipëri dhe Kosovë.

Projektuar dhe zhvilluar nga gridcoding.com

AL