An-House” është një sekuencë dinamike ndërmjet elementeve të ndryshme arkitektonike duke krijuar lëvizje në një hapësire urbane të ngurtë. Projekti ndodhet
në një zonë banimi në Prizrenin Verior në një truall prej
375m2. Vila është produkt i lojës në mes të rregulloreve
shumë strikte të qytetit, të cilat e kufizuan ndërtesën
në një gjurmë të ngushtë dhe infrastrukturës mes dy
rrugëve që kalojnë anash.
Qëllimi kryesor i dizajnit, ishte të kalohej përtej përceptimit të formës së kubit duke iu përgjigjur rutinës dhe
kërkesës së klientit, për të krijuar një ndërtesë banimi,
që reflekton harmoninë me natyrën, duke pasqyruar
volume paqësore.
Fotografia: Atdhe Mulla
Fotografia: Atdhe Mulla
Ndërtesa është konceptuar nga dy volume kryesore dhe
dinamike të lakuara, të vendosura mbi njëra-tjetrën. Qarkullimi, shtrirja dhe struktura e shtëpisë janë ortogonale,
por marrëdhënia e saj me muret e harkuara, perimetrale
dhe konfigurimi asimetrik i planeve dhe vëllimeve krijojnë
një marrëdhënie dinamike midis shtëpisë dhe peizazhit
përreth.Qasja e këtij projekti reflekton sfidat dhe analizën e detajuar të zhvilluar me dëshirën për të arritur në rezultate të
kënaqshme për të gjithë pjesëmarrësit në një vepër të tillë
arkitektonike. Guximi dhe loja e dinamizmit të volumeve
në mënyrë shumë harmonike dhe të pandashme e bëjnë
ndërtesën një pikë referuese të të gjithë zonës përreth.
Këtu mund te ridrejtoheni në faqet e internetit për të blerë apo porositur vëllimin tonë të parë ose të dytë. Mos e humbisni këtë mundësi për të pasuruar njohuritë tuaja për projektet më të fundit arkitekturore në Shqipëri dhe Kosovë.