Kreu

FRAGMENTE TË ARKITEKTURËS BASHKËKOHORE SHQIPTARE

Valon Bllaca(Arkitekt)

AN House

Vendndodhja:Prizren - Kosovë
Tipologji: Banim
Autor|ët:Valon Bllaca
Viti i realizimit:2020-2022
Bashkëpunëtorët:Granit Ademaj, Enxhi Babamusta
Fotografia: Atdhe Mulla
AN House
An-House” është një sekuencë dinamike ndërmjet elementeve të ndryshme arkitektonike duke krijuar lëvizje në një hapësire urbane të ngurtë. Projekti ndodhet në një zonë banimi në Prizrenin Verior në një truall prej 375m2. Vila është produkt i lojës në mes të rregulloreve shumë strikte të qytetit, të cilat e kufizuan ndërtesën në një gjurmë të ngushtë dhe infrastrukturës mes dy rrugëve që kalojnë anash. Qëllimi kryesor i dizajnit, ishte të kalohej përtej përceptimit të formës së kubit duke iu përgjigjur rutinës dhe kërkesës së klientit, për të krijuar një ndërtesë banimi, që reflekton harmoninë me natyrën, duke pasqyruar volume paqësore.
Fotografia: Atdhe Mulla
Fotografia: Atdhe Mulla
Ndërtesa është konceptuar nga dy volume kryesore dhe dinamike të lakuara, të vendosura mbi njëra-tjetrën. Qarkullimi, shtrirja dhe struktura e shtëpisë janë ortogonale, por marrëdhënia e saj me muret e harkuara, perimetrale dhe konfigurimi asimetrik i planeve dhe vëllimeve krijojnë një marrëdhënie dinamike midis shtëpisë dhe peizazhit përreth.Qasja e këtij projekti reflekton sfidat dhe analizën e detajuar të zhvilluar me dëshirën për të arritur në rezultate të kënaqshme për të gjithë pjesëmarrësit në një vepër të tillë arkitektonike. Guximi dhe loja e dinamizmit të volumeve në mënyrë shumë harmonike dhe të pandashme e bëjnë ndërtesën një pikë referuese të të gjithë zonës përreth.

previous

next

Këtu mund te ridrejtoheni në faqet e internetit për të blerë apo porositur vëllimin tonë të parë ose të dytë. Mos e humbisni këtë mundësi për të pasuruar njohuritë tuaja për projektet më të fundit arkitekturore në Shqipëri dhe Kosovë.

Projektuar dhe zhvilluar nga gridcoding.com

AL