Forma e objekti është kushtëzuar nga forma e sheshit
të ndërtimit duke krijuar kështu një masë me bazë në
formë “L” në planimetri. Për t’i dhënë një pamje sa më
të lehtë dhe bregdetare, objekti është konceptuar në
formë lineare me 4 kate dhe lartësi maksimale 17.78 m
nga kuota 0.00, dhe me largësi 62 m nga vija bregdetare
e detit Jon, në një ndër plazhet më tërheqëse dhe më të
frekuentueshëm në jugu të vendit.
Duke qenë se është në një zonë bregdetare që njihet
dhe për arkitekturën e vjetër të banesave me gurë, kjo
gjë na ka frymëzuar për të konceptuar disa plane vertikale guri për të thyer këtë linearitetin, që krijohet në
fasadat e objektit. Element tjetër identifikues i objektit
është veranda në katin përdhe e cila mbulohet nga volumi i objektit në katet e sipërme tërësisht konsol.
Fotografia: Amar Studio, Redon Iljasllari
Fotografia: Amar Studio, Redon Iljasllari
Materializimi i fasadës është në harmoni me peizsazhin
përreth me ngjyra të lehta dhe ku mbizotëruese është
elementi i gurit dhe xhamit. Për interierin frymëzim kanë
qenë ngjyrat neutrale të natyrës. Qëllimi parësor në konceptin e hapësirave të brendhshme ka qenë përdorimi i
sa më shumë elementeve si metali, guri dhe druri për t’i
dhënë një frymë sa më natyrale dhe të ngrohtë. Ky projekt është një ndër projektet e realizuara në kohë rekord
prej 12 muajsh si në projektim ashtu edhe në ndërtim.
Gjithashtu është njeë objekt, gjuha e të cilit identifikon linjën e projekteve të projektuara dhe realizuara nga
Focus Architecture.
Si projekt ka marrë vlerësime shumë të mira për sa i përket dizajnit të hapësirave të brendhshme dhe të eksterierit, ku vlen të specifikohet mirëorganizimi i sipërfaqeve
dhe krijimi i hapësirave shumë të bollshme në njësitë
akomoduese. Është e rëndësishme për në që objekte të
tilla janë në harmoni shumë të mirë me peizazhin, duke
e kategorizuar si një objekt me dizajn të qëndrueshëm.
Këtu mund te ridrejtoheni në faqet e internetit për të blerë apo porositur vëllimin tonë të parë ose të dytë. Mos e humbisni këtë mundësi për të pasuruar njohuritë tuaja për projektet më të fundit arkitekturore në Shqipëri dhe Kosovë.