Kreu

FRAGMENTE TË ARKITEKTURËS BASHKËKOHORE SHQIPTARE

Enola Martopullo(Arkitekte)

Hotel Amber

Vendndodhja:Spille, Kavajë - Shqipëri
Tipologji: Hoteleri
Autor|ët:Enola Martopullo
Viti i realizimit:2021
Bashkëpunëtorët:Albi Bani, Desi Memoçi, Fatjona Malo, Anita Hajdari, Greis Golemi, Patris Martopullo, Rezeart Zgjanjolli, Arjan Shyti, Erdit Salillari, Olsi Rraklli, Enes Merkja
Fotografia: Albano Guma, Dardan Vukaj
Hotel Amber
Projekti i Hotel Amberit ka nisur në vitin 2018 dhe konsiston në ndërhyrjen te një strukture ekzistuese. I vendosur në një largësi më të vogël se 300 m nga deti Adriatik, ai është lehtësisht i arritshëm në një zonë që siguron qetësinë e nevojshme për pushime. Frymëzimi për këtë projekt ka ardhur nga një analizë e kujdesshme e terrenit, me qëllimin e gjetjes së zgjidhjes më të përshtatshme për një zonë veçanërisht piktoreske, ku përveç detit, janë marrë në konsideratë, gjelbërimi i pishave para objektit dhe pas tij një bimësi e ngjashme me atë të shkretëtirës. Kështu, u shtua një sipërfaqe e gjelbër përpara objektit, ndërsa pishina u vendos në pjesën e pasme të tij. Organizimi funksional ka strehuar të gjitha ambientet e nevojshme të hotelit brenda gjurmës së strukturës ekzistuese, duke i kushtuar vëmendje të veçantë orientimit të dhomave nga deti dhe dielli. Në mënyrë metaforike, si referencë për fasadën kanë shërbyer valët e detit, të cilat me lëvizjen e tyre ritmike sigurojnë në të njëjtën kohë edhe qetësi. Në këtë mënyrë është synuar të arrihet një balancë midis funksionalitetit dhe estetikës duke krijuar një hapësirë të ngrohtë dhe mikpritëse.
Fotografia: Albano Guma, Dardan Vukaj
Fotografia: Albano Guma, Dardan Vukaj
Amber Hotel na ofroi një mundësi unike për të transformuar një strukturë ekzistuese beton-armeje, të ndërtuar në vitin 2004, në një hotel me më shumë se 40 dhoma. Për të arritur në këtë kapacitet, u propozua një shtesë mbi katin përdhe të gjurmës ekzistuese, volumi i së cilës u integrua me atë ekzistues. Lartësia e ulët e kateve ekzistuese kushtëzuan kërkimin dhe gjetjen e një zgjidhjeje të përshtatshme për sistemet mekanike. Objekti i përfunduar ka një sipërfaqe totale prej 2500 m2, të ndarë në katër kate. Sfidat e paraqitura dhe të zgjidhura në këtë proces kanë qënë mësime të vlefshme të procesin e punës tonë. Vlerësimi i këtij projekti në konkursin “Share Future Project Awards 2020”, ishte një kënaqësi dhe shpërblim i kësaj pune.

previous

next

Këtu mund te ridrejtoheni në faqet e internetit për të blerë apo porositur vëllimin tonë të parë ose të dytë. Mos e humbisni këtë mundësi për të pasuruar njohuritë tuaja për projektet më të fundit arkitekturore në Shqipëri dhe Kosovë.

Projektuar dhe zhvilluar nga gridcoding.com

AL