Kreu

Insta Built

Insta Built

Insta Built

Vendndodhja:Obiliq, Kosovë
Tipologji: Ndërtesë Shërbimi dhe Administrate
Autor|ët:Burim Bajraktari, Fatos Maliqaj, Blerta Krasniqi
Viti i realizimit:2023
Bashkëpunëtorët:Arion Kabashi, Tauran Kuqi, Egzon Kryeziu, Shpetim Pllana, Besnik Ademi, Burim Beha Marius Borova
Çdo ndërtesë lë një gjurmë në vendin ku ngrihet. Vlera e saj matet nga mënyra se si ndërtesa lidhet me vendin ku është ndërtuar, komunitetin që do t’a përdor atë dhe kohën që do ta pasojë. Mbi këtë filozofi është formësuar puna e Modium, studio arkitekture e themeluar në vitin 2007 në Prishtinë, e cila sot zhvillon projekte në Kosovë dhe në skenën ndërkombëtare përmes një ekipi multidisiplinar prej rreth 30 arkitektësh, dizajnerësh interieri dhe profesionistësh kreativë. E lindur në një periudhë transformimi të shpejtë urban, studioja ka ndërtuar një eksperiencë që përfshin projekte banimi, komerciale dhe edukative deri te zhvillimet komplekse me shkallë më të gjerë. Përmes kërkimit të vazhdueshëm, inovacionit dhe teknologjive bashkëkohore, Modium eksploron mënyra të reja të ndërtimit dhe dizajnit, duke krijuar arkitekturë që i përgjigjet nevojave të së sotmes dhe ruan vlerën e saj në të ardhmen. Koncepti i InstaBuilt u ngacmua nga sfida për të vendosur një kompleks industrial me përmasa të mëdha brenda një mjedisi rural pa e cenuar karakterin e tij. Vendndodhja, relievi dhe horizonti i hapur u trajtuan si elemente udhëzuese të procesit projektues, duke orientuar mënyrën e organizimit të vëllimeve dhe marrëdhënien e tyre me rrethinën. Synimi ishte që ndërtesa të mos perceptohej si një element dominues, por si një element i integruar natyrshëm në siluetën ekzistuese të vendit.
Kompozimi arkitektonik zhvillon një ritëm të balancuar mes shkallës industriale dhe dimensionit njerëzor. Shpërndarja e vëllimeve, trajtimi i fasadave dhe organizimi i hapësirave të jashtme reduktojnë përmasat e kompleksit, duke krijuar një raport të kujdesshëm me njeriun. Projekti demonstron se edhe arkitektura industriale mund të zhvillojë identitet, të ndërtojë cilësi hapësinore dhe të krijojë një marrëdhënie të ndjeshme me mjedisin ku vendoset. Për Modium, InstaBuilt shënon një moment të rëndësishëm në eksplorimin e një qasjeje moderne ndaj arkitekturës industriale. Projekti dëshmon se funksioni, efikasiteti dhe cilësia arkitekturore mund të zhvillohen si pjesë e të njëjtit vizion. Ndikimi i tij shtrihet përtej vetë ndërtesës, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik të zonës, krijimin e vendeve të reja të punës dhe forcimin e identitetit lokal. Në këtë mënyrë, InstaBuilt sintetizon bindjen se arkitektura ka fuqinë të krijojë vlerë të qëndrueshme, duke ndërtuar marrëdhënie afatgjata mes industrisë dhe komunitetit.

previous

next

Këtu mund te ridrejtoheni në faqet e internetit për të blerë apo porositur vëllimin tonë të parë ose të dytë. Mos e humbisni këtë mundësi për të pasuruar njohuritë tuaja për projektet më të fundit arkitekturore në Shqipëri dhe Kosovë.

Projektuar dhe zhvilluar nga gridcoding.com

AL