Kreu

FRAGMENTE TË ARKITEKTURËS BASHKËKOHORE SHQIPTARE

Klaudjo Cari, Rezart Struga, Lorin Çekrezi(Arkitekt)

Vilë Kolektive Urbane

Vendndodhja:Tiranë - Shqipëri
Tipologji: Banim, Shërbime
Autor|ët:Klaudjo Cari, Rezart Struga, Lorin Çekrezi, Gjergj Dushniku
Viti i realizimit:2019
Bashkëpunëtorët:Kamela Sino, Kejsi Rama, Donald Daberdini, Xheni Thomallari, Era Gjikopulli, Mikaela Maçka, Ada Lushi, Alba Kuçi, Mimoza Boraj, Klevis Mehmeti, Lediana Dilo
Fotografia: Atdhe Mulla
Vilë Kolektive Urbane
Objekti ekzsitues mbi të cilin është bërë ndërhyrja, ishte tre kate i lartë dhe me anë të ndërhyrjes është projektuar vila 3, 4 dhe 5 kate, me tërheqje të dallueshme në volum nga kati në kat. Objekti përbëhet nga njësi shërbimi me funksion zyre, të vendosura në katin përdhe dhe njësi banimi nga kati i parë e sipër. Trajtimi i ndërhyrjes, pavarësisht rritjes në volum ka qëne jo invaziv për zonën, në mënyrë të tillë, që objekti nuk e kundërshton situacionin në të cilin ndodhet, por ndërvepron me të dhe është arritur të ruhet pjesë e identitetit, duke u theksuar si pika të forta për ndërhyrjen. Po i referohemi elementit të tullës, i cili vesh gjithë objektin në fasadat kryesore të tij, duke bërë dhe unifikimin e objektit ekzistues me shtesën e re. Këtë element, që e gjejmë herë në dukje, herë të lyer, e herë të suvatuar në zonë, ne e kemi përdorur si element të fortë identifikues të objektit, duke e kthyer në një pikë fokusi në lagjen në të cilën ndodhet. Është marrë ky element dhe është personalizuar në kompozim, në trajtim, dhe në përdorim, në eksterier dhe interier, duke i dhënë objektit një atraksion thuajse simbolik. Kompozimi i thjeshtë midis tullës, xhamit dhe kornizave të zeza metalike që përdoren në fasadë krijon pastërtinë vizuale që e karakterizon objektin, pavarësisht copëzimeve volumetrike.
Fotografia: Atdhe Mulla
Fotografia: Atdhe Mulla
Objekti ka një rëndësi të veçantë për ne si edhe për kontekstin, pasi është kthyer në një pikë referimi për lagjen në të cilën ndodhet. Kur e shohim nga rruga kryesore objekti prezantohet si 2 dhe 3 katesh. Këto tërheqje volumetrike, që kanë ardhur si pasojë e ruajtjes së distancave, na kanë lejuar të krijojmë dhe një lojë me prezantimin e objektit në syrin e njeriut, pasi në fasadën nga rruga kryesore perceptohet vetëm si 2 dhe 3 kate, ndërsa gjatë rrugës dytësore që të drejton te hyrja e objektit lexohen dhe katet e mësipërme.Në hyrjen e objektit kemi një volum të dalë që ngrihet mbi katin përdhe dhe krijon një strehë përgjatë hyrjes së objektit, duke theksuar karakterin ftues që të përcjell objekti, i cili në një mënyrë kundërshton ndjesinë “izoluese” që përcjellin muret rrethuese të shtëpive individuale që e rrethojnë vilën.

previous

next

Këtu mund te ridrejtoheni në faqet e internetit për të blerë apo porositur vëllimin tonë të parë ose të dytë. Mos e humbisni këtë mundësi për të pasuruar njohuritë tuaja për projektet më të fundit arkitekturore në Shqipëri dhe Kosovë.

Projektuar dhe zhvilluar nga gridcoding.com

AL