Kreu

FRAGMENTE TË ARKITEKTURËS BASHKËKOHORE SHQIPTARE

Adriatik Bytyqi(Arkitekt)

BUÇAJ Zyrat qendrore

Vendndodhja:Konjuh, Lipjan - Kosovë
Tipologji: Administratë, Shërbime
Autor|ët:Adriatik Bytyqi
Viti i realizimit:2015
Bashkëpunëtorët:Erodita Shehu, Nizajete Qamili, Zekë Islamaj, Misin Misini, Mybera Troshupa, Gani Latifi, Agron Nagavci
Fotografia: Leonit Ibrahimi
BUÇAJ Zyrat qendrore
Gjeneza e këtij projekti ka zënë fill bazuar në aktivitetin e përditshëm të kompanisë Buçaj. Qëllimi kryesor në projektimin e këtij mjedisi, ishte shfrytëzimi maksimal i hapësirës duke tentuar që shtrirja horizontale e volumit arkitektonik të paraqesë peshën dhe rëndësinë e kompanisë në tregun e Kosovës. Ndërtesa është dizaj -nuar në dy volume të ndara. Në volumin parësor janë pozicionuar funksionet kryesore të kompanisë dhe në volumin dytësor, mjediset mbështetëse logjistike dhe teknike. Volumi parësor është zhvilluar rreth recepsionit si pikë qendrore me qëllimin e ofrimit të një hapësire mikpritëse dhe njëkohësisht të reflektojë fuqinë e kompanisë. Qasja kreative në trajtimin e mjedisit të brendshëm, me anë të lojës me ngjyra, shtrirjes së teksturave nga natyra e ftohtë në të ngrohtë reflektojnë harmoni dhe qetësi kudo ku lëviz nëpër mjediset e brendshme të kompanisë.
Fotografia: Leonit Ibrahimi
Fotografia: Leonit Ibrahimi
Çdo mjedis pune karakterizohet me materializim të veçantë, por duke mos konkurruar njëri me tjetrin, gjithmonë në plotësim të ndërsjellë. Ndriçimi natyral dhe oazet gjelbëruese mbizotërojnë në të gjitha mjediset e punës duke krijuar një ambient të ngrohtë, komod dhe produktiv. Fasada karakterizohet nga një linearitet horizontal, duke sjellë lojën e dritë-hijes në mes të sipërfaqeve të mbyllura dhe të hapura me xham. Thyerja e këtij lineariteti në fasadë është arritur me krijimin e valëve këndore në skajet e objektit, të cilat paraqesin momentin e vrullit të shkaktuar në hapësirë nga rrahja e krahëve të pëllumbit, të cilin kompania e ka në emblemën e saj.

previous

next

Këtu mund te ridrejtoheni në faqet e internetit për të blerë apo porositur vëllimin tonë të parë ose të dytë. Mos e humbisni këtë mundësi për të pasuruar njohuritë tuaja për projektet më të fundit arkitekturore në Shqipëri dhe Kosovë.

Projektuar dhe zhvilluar nga gridcoding.com

AL