Kreu

FRAGMENTE TË ARKITEKTURËS BASHKËKOHORE SHQIPTARE

Vilma Picari(Arkitekte)

Vila A

Vendndodhja:Ksamil, Sarandë - Shqipëri
Tipologji: Banim
Autor|ët:Boiken Developments
Viti i realizimit:2022
Bashkëpunëtorët:Agim Shenediela, Vilma Picari, Bledar Ceka, Alfred Cako, Klaudina Gjonaj, Renato Qose
Fotografia: Leonit Ibrahimi
Vila A
Vila A është e pozicionuar në një peizazh unik natyror, përballë ishullit të Korfuzit dhe plazheve të Ksamilit. Projektimi i kësaj vile bazohet në konceptin e krijimit të një hapësire qe lidhet mirë me mjedisin e saj përreth, duke përfshirë formacionet shkëmbore dhe pamjet e detit në hapësirën ku jetohet. Vila është pozicionuar duke shfrytëzuar maksimalisht dritën dhe pamjet panoramike. Ndërtesa është projektuar si një grup kubesh me drejtime të ndryshme, të cilat inkuadrojnë pamjet perreth. Kubet që qendrojnë pjesërisht konsol në muret prej guri krijojnë veranda të hijëzuara. Hapësira e jashtme bëhet si një zgjatim i hapësirës së brendshme duke përdorur linja referenciale gjeneruar nga muret e ndërtesës. Këto vija definojnë verandën e jashtme si dhe formën e pishinës. Muret vertikale prej guri dhe kubet e bardhë artikulojnë hapësirën fluide në katin përdhe. Përdorimi i vetratave dysheme-tavan lejon që drita natyrale të depërtojë ambientet e brendshme dhe ofron pamje të pandërprerë të detit dhe peizazhit përreth në të dyja katet e vilës. Të gjitha zonat e ditës ndodhen në katin përdhe. Në katin e sipërm çdo kub përmban një dhomë gjumi, e cila hapet drejt horizontit përmes ballkonit të vet.
Fotografia: Leonit Ibrahimi
Fotografia: Leonit Ibrahimi
Vila A është një ndër godinat rezidenciale më elitare që ne si studio kemi realizuar deri më sot, jo vetëm nga përmasat por edhe nga vëmendja ndaj detajeve që ne i kemi kushtuar. Jemi munduar të realizojmë një projekt sa më të qëndrueshëm dhe që ofron një cilësi jetese sipas kërkesave të klientit. Pozicionimi i vilës në një peizazh unik e bën këtë vilë shumë të vecantë

previous

next

Këtu mund te ridrejtoheni në faqet e internetit për të blerë apo porositur vëllimin tonë të parë ose të dytë. Mos e humbisni këtë mundësi për të pasuruar njohuritë tuaja për projektet më të fundit arkitekturore në Shqipëri dhe Kosovë.

Projektuar dhe zhvilluar nga gridcoding.com

AL