Vila A është e pozicionuar në një peizazh unik natyror,
përballë ishullit të Korfuzit dhe plazheve të Ksamilit.
Projektimi i kësaj vile bazohet në konceptin e krijimit të
një hapësire qe lidhet mirë me mjedisin e saj përreth,
duke përfshirë formacionet shkëmbore dhe pamjet
e detit në hapësirën ku jetohet. Vila është pozicionuar
duke shfrytëzuar maksimalisht dritën dhe pamjet
panoramike.
Ndërtesa është projektuar si një grup kubesh me drejtime të ndryshme, të cilat inkuadrojnë pamjet perreth.
Kubet që qendrojnë pjesërisht konsol në muret prej guri
krijojnë veranda të hijëzuara. Hapësira e jashtme bëhet si
një zgjatim i hapësirës së brendshme duke përdorur linja
referenciale gjeneruar nga muret e ndërtesës. Këto vija
definojnë verandën e jashtme si dhe formën e pishinës.
Muret vertikale prej guri dhe kubet e bardhë artikulojnë
hapësirën fluide në katin përdhe. Përdorimi i vetratave
dysheme-tavan lejon që drita natyrale të depërtojë ambientet e brendshme dhe ofron pamje të pandërprerë
të detit dhe peizazhit përreth në të dyja katet e vilës. Të
gjitha zonat e ditës ndodhen në katin përdhe. Në katin e
sipërm çdo kub përmban një dhomë gjumi, e cila hapet
drejt horizontit përmes ballkonit të vet.
Fotografia: Leonit Ibrahimi
Fotografia: Leonit Ibrahimi
Vila A është një ndër godinat rezidenciale më elitare
që ne si studio kemi realizuar deri më sot, jo vetëm nga
përmasat por edhe nga vëmendja ndaj detajeve që ne
i kemi kushtuar. Jemi munduar të realizojmë një projekt
sa më të qëndrueshëm dhe që ofron një cilësi jetese
sipas kërkesave të klientit. Pozicionimi i vilës në një peizazh unik e bën këtë vilë shumë të vecantë
Këtu mund te ridrejtoheni në faqet e internetit për të blerë apo porositur vëllimin tonë të parë ose të dytë. Mos e humbisni këtë mundësi për të pasuruar njohuritë tuaja për projektet më të fundit arkitekturore në Shqipëri dhe Kosovë.