Kreu

FRAGMENTE TË ARKITEKTURËS BASHKËKOHORE SHQIPTARE

Besmir Hasi(Arkitekt)

Soma Slow Food

Vendndodhja:Prishtinë - Kosovë
Tipologji: Gastronomi, Shërbime
Autor|ët:Besmir Hasi
Viti i realizimit:2020
Bashkëpunëtorët:Blendi Nallbani, Njomza Blakaj, Florim Grajqevci
Fotografia: Leonit Ibrahimi
Soma Slow Food
“Soma Slow Food” shpalos një vizion të mrekullueshëm, duke e portretizuar atë si një ndërtesë unike, në harmoni të plotë me natyrën dhe mjedisin përreth. Ky restorant i vendosur në zemër të parkut më të madh të Prishtinës, në Gërmi, është një ndërthurje e shkëlqyer e formës arkitektonike, konstruksionit, ndriçimit natyral dhe materialeve tradicionale, të gjitha të kombinuara në një mënyrë bashkëkohore. Druri, çeliku, guri, llaçi, xhami dhe kalldrëmi janë përdorur si materiale kryesore, duke i dhënë objektit një karakter autentik dhe kombëtar. Vjen kjo si një përpjekje për të përdorur materiale vendore, shumica e të cilave janë të prodhuara në Kosovë, duke dhënë një kontribut të vlefshëm edhe në zhvillimin ekonomik të vendit. Kjo tendencë, shpërfaq vullnetin për të ruajtur trashëgiminë kulturore dhe arkitektonike të vendit, ndërkohë që sjell një frymë të re dhe bashkëkohore. Soma shpaloset si një qendër e veçantë e gastronomisë dhe arkitekturës, një destinacion i cili reflekton pasionin dhe përkushtimin për të krijuar një përvojë unike për klientët.
Fotografia: Leonit Ibrahimi
Fotografia: Leonit Ibrahimi
Vëllimi i ndërtesës, dritaret e mëdha dhe porta hyrëse ngjajnë me një strehë të harmonizuar me natyrën dhe hapësirën e rrethuar nga parku. Qëllimi kryesor i projektit ishte të lidhte ndërtesën me natyrën në mënyrë të tillë që arkitektura dhe natyra të përjetohen si një e vetme. Kjo ndjenjë e bashkërenduar është theksuar duke krijuar një mjedis të rehatshëm që krijon një ndjesi të veçantë, si nga brenda ashtu edhe nga jashtë. Projekti ka pasur edhe sfidat e tij, sidomos lidhur me konstruksionin e drurit me dimensione të mëdha dhe forma të veçanta. Këto sfida i kanë shtuar vlerën dhe kompleksitetin ndërtesës, duke bërë “Soma Slow Food”, jo vetëm një vepër arkitektonike, por edhe një vepër arti dhe inovacioni në krijimin e një mjedisi të veçantë dhe të paharrueshëm.

previous

next

Këtu mund te ridrejtoheni në faqet e internetit për të blerë apo porositur vëllimin tonë të parë ose të dytë. Mos e humbisni këtë mundësi për të pasuruar njohuritë tuaja për projektet më të fundit arkitekturore në Shqipëri dhe Kosovë.

Projektuar dhe zhvilluar nga gridcoding.com

AL