Kreu

FRAGMENTE TË ARKITEKTURËS BASHKËKOHORE SHQIPTARE

A7 DESIGN STUDIO(Studio)

Rezidenca Reflektime të Arta

Vendndodhja:Tiranë - Shqipëri
Tipologji: Banim
Autor|ët:A7 Design Studio
Viti i realizimit:2018-2022
Bashkëpunëtorët:ACHC Group ShPK
Fotografia: Albano Guma & Dardan Vukaj
Rezidenca Reflektime të Arta
Fjalët, ngjarjet, njerëzit, ndjenjat fromojnë një simfoni që shfaqet para nesh…Kështu dalin edhe liderat në rrugëtimin arkitekturor. Vargjet që hapin poemën “Tros” të Frederik Rreshpjes, që thonë: “Dil nga mbretëria e gurit, Kam kaq kohë që trokas te mermerët, Njëmijë vjet dhe dymijë vjet”... mund të kompozonin dëshirën e brendshme për të kapërcyer pragun e pritshmërive të zakonshme. Golden Reflection (Pasqyrim i artë) vjen i pagëzuar me këte emër si vetë dëshira për të qenë pasyrim i të gjithë karakterit që mjedisi përreth ofron. Natyra rezidenciale e objektit e çon edhe më tutje sfidën e projektimit. Këndvështrimi i tij ndikohet thellësisht nga perspektiva njerëzore si një përvojë e gjallë. Mozaiku i fasadës, strukturuar në piksela të diellëzuara dhe linjat lineare e të kurbëzuara në kënde, në thelb reflekton karakterin e mjedisit ku gjendet vetë rezidenca, të ngjashëm me lidhjen në një rrjet të linjave të të rrugëve, ku çdonjëra ka lidhje me tjetrën.
Fotografia: Albano Guma & Dardan Vukaj
Fotografia: Albano Guma & Dardan Vukaj
Golden Reflection - ashtu si pasqyrimi i dritës diellore, zbut kontrastin e objekteve përreth, duke pasur gjithnjë dëshirën e bashkëjetesës në harmoni dhe nga ana tjetër të mirëpresë ngrohtësisht me familjaritetin që ofron. Dhurimi i kësaj përvoje të dëshiruar si për kalimtarët ashtu dhe për rezidentët, do të ishte në vendin e parë për ne. Ndërthurja e disa sfidave është gjithnjë një rrugë e re që ofron mundësinë e rritjes personale dhe profesionale në nivele të reja. Ky projekt, si i tillë, mbetet mjaft i rëndësishëm në përvojën plot sfida të projektimit. Gjetja e një karakteri, që njëkohësisht arrin të jetë thellësisht i identifikueshëm brenda natyrës së vet, por gjithnjë shumë harmonik ka qenë pikëtakimi i sfidave që duheshin tejkaluar

previous

next

Këtu mund te ridrejtoheni në faqet e internetit për të blerë apo porositur vëllimin tonë të parë ose të dytë. Mos e humbisni këtë mundësi për të pasuruar njohuritë tuaja për projektet më të fundit arkitekturore në Shqipëri dhe Kosovë.

Projektuar dhe zhvilluar nga gridcoding.com

AL