Fjalët, ngjarjet, njerëzit, ndjenjat fromojnë një simfoni që shfaqet para nesh…Kështu dalin edhe liderat në
rrugëtimin arkitekturor.
Vargjet që hapin poemën “Tros” të Frederik Rreshpjes,
që thonë: “Dil nga mbretëria e gurit, Kam kaq kohë që
trokas te mermerët, Njëmijë vjet dhe dymijë vjet”... mund
të kompozonin dëshirën e brendshme për të kapërcyer
pragun e pritshmërive të zakonshme.
Golden Reflection (Pasqyrim i artë) vjen i pagëzuar me
këte emër si vetë dëshira për të qenë pasyrim i të gjithë
karakterit që mjedisi përreth ofron. Natyra rezidenciale
e objektit e çon edhe më tutje sfidën e projektimit.
Këndvështrimi i tij ndikohet thellësisht nga perspektiva njerëzore si një përvojë e gjallë. Mozaiku i fasadës,
strukturuar në piksela të diellëzuara dhe linjat lineare e
të kurbëzuara në kënde, në thelb reflekton karakterin
e mjedisit ku gjendet vetë rezidenca, të ngjashëm me
lidhjen në një rrjet të linjave të të rrugëve, ku çdonjëra
ka lidhje me tjetrën.
Fotografia: Albano Guma & Dardan Vukaj
Fotografia: Albano Guma & Dardan Vukaj
Golden Reflection - ashtu si pasqyrimi i dritës diellore,
zbut kontrastin e objekteve përreth, duke pasur gjithnjë dëshirën e bashkëjetesës në harmoni dhe nga ana
tjetër të mirëpresë ngrohtësisht me familjaritetin që ofron. Dhurimi i kësaj përvoje të dëshiruar si për kalimtarët
ashtu dhe për rezidentët, do të ishte në vendin e parë
për ne. Ndërthurja e disa sfidave është gjithnjë një rrugë
e re që ofron mundësinë e rritjes personale dhe profesionale në nivele të reja.
Ky projekt, si i tillë, mbetet mjaft i rëndësishëm në
përvojën plot sfida të projektimit. Gjetja e një karakteri,
që njëkohësisht arrin të jetë thellësisht i identifikueshëm
brenda natyrës së vet, por gjithnjë shumë harmonik ka
qenë pikëtakimi i sfidave që duheshin tejkaluar
Këtu mund te ridrejtoheni në faqet e internetit për të blerë apo porositur vëllimin tonë të parë ose të dytë. Mos e humbisni këtë mundësi për të pasuruar njohuritë tuaja për projektet më të fundit arkitekturore në Shqipëri dhe Kosovë.