Koncepti i ndërtesës multifunksionale “Miki”, ofron një
pamje të qartë të historisë së ndërtesës ndër vite dhe
transformimit të saj në një objekt estetik dhe modern.
Lokacioni në qendër të Prishtinës është një faktor i
rëndësishëm, i cili ka ndikuar në dizajnin e tij. Objekti
është ri-dizajnuar dhe transformuar nga një supermarket me hapësira banimi mbi të, i ndërtuar në vitet 2000,
në një strukturë multi-funksionale - barnatore dhe laborator në katet e para dhe banim në katet e larta.
Fotografia: Leonit Ibrahimi
Fotografia: Leonit Ibrahimi
Një rëndësi e veçantë i është dhënë funksionit dhe
destinimit të ndërtesës, duke i përmbushur standardet
dhe normativat profesionale. Dizajni i brendshëm është
përqendruar në krijimin e një atmosfere të ngrohtë,
për të akomoduar kërkesat e përdoruesve. Përdorimi
i materialeve natyrore dhe ngjyrave të zgjedhura me
kujdes, ndihmon në reflektimin e dritës dhe në krijimin
e një ambienti cilësor. Përdorimi minimal i mobiljeve, të
dizajnuara me shije të rafinuar, rrit ndjesinë e hapësirës
dhe e bën atë më të pastër dhe më të mirë-organizuar.
Pamja e përgjithshme e ndërtesës është e ndritshme
dhe moderne dhe përmes përdorimit të materialeve
specifike dhe dizajnit të kujdesshëm është arritur të krijohet ndërthurje e mirë e funksioneve të ndërtesës, çka
e bën atë të duket e qëndrueshme dhe në harmoni me
mjedisin. Fasada është e dizajnuar si fasadë ventiluese,
duke i dhënë objektit një pamje të bukur karshi rrugës.
Këtu mund te ridrejtoheni në faqet e internetit për të blerë apo porositur vëllimin tonë të parë ose të dytë. Mos e humbisni këtë mundësi për të pasuruar njohuritë tuaja për projektet më të fundit arkitekturore në Shqipëri dhe Kosovë.