Astrit Nixha, Teuta Kanxheri, Blerta Vula Rizvanolli(Architect)
Central offices - Albanian Post
Location:Tirana - Albania
Typology:
Commercial ,Administrative
Author|s:Astrit Nixha, Teuta Kanxheri, Blerta Vula Rizvanolli
Year of realisation:2023
Collaborators:Kreshnik Ferizi, Muhamet Uka, Sokol Nikqi, Gani Latifi, Gazmend Shala, Arban Shala
Fotografia: Eduard Pagria
Zyrat qendrore - Albanian Post
I vendosur në zemër të qytetit të Tiranës, projekti Zyrat e
Selisë Qendrore të Albanian Post paraqet një derë gjithmonë të hapur për bashkëpunim. Këto hapësira bëjnë
jehonë me ritmin e makinave të shkrimit dhe simfoninë
e mendjeve ambicioze që krijojnë një të ardhme.
Hapësirat e dizejnuara që të mos duken kabllot lidhëse
të pajisjeve, nxisin pulsin e produktivitetit. Fjalët janë
harmonizuar si melodi me kërkesat profesionale dhe
bashkërisht krijojnë një simfoni suksesi.
Kjo hapësirë zyre është një apel, një kërkesë, një pretendim dhe një britmë për një zë të ri të artikuluar në
mjedisin mediatik gjithnjë në zhvillim. Zyrat me ndriçim
natyral janë të organizuara në hapësira, të cilat janë përshtatur në një formë të pazakontë ndërtimi, duke krijuar
vend për tri departamentet e Albanian Post – departamentit të Menaxhimit, departamentit Editorial.
Fotografia: Eduard Pagria
Fotografia: Eduard Pagria
Koncepti i ndriçimit artificial të hapësirave të përbashkëta është frymëzuar nga etiketa që përdor kryeministri
shqiptar për medie jo të besueshme, të cilat i ka quajtur
“KAZAN”. Në këtë kuptim, kazanët e makinave larëse të
rrobave, janë ridizajnuar në pajisje ndriçimi të mbledhura
në grupe, duke identifikuar thashethemnajën gazetareske. Emocioni lundron në çdo vend pune nëpër “Murin
e informacionit”, i cili është ndërtuar me pllaka qeramike
me vija, duke ilustruar informacionet e papërpunuara që
hyjnë në dhomën e redaksisë, e të cilat më tej përpunohen dhe i komunikohen publikut. Muri ndriçohet nga reflektorët nën ritmin Fibonacci, duke ilustruar rrethanat e
pabarabarta ku ndodhin ngjarjet