Projekti BM Kabana nisi si një shkëndijë në bisedë e sipër mes dy miqsh të vjetër, ku investitori i kërkoi arkitektit, t’i propozonte një ndërhyrje në pjesën e pasme të shtëpisë së tij. Hapësira e propozuar për t’uintegruar,karakterizohej nga një sërë strukturash betoni, të cilat lartësoheshin me madhështi në një shtrirje gjysmë-drejtkëndore, ku dukej qartë se kishte filluar përkeqësimi i strukturave, që tregonin se funksioni që ato duhej të përmbushnin ishte dytësor ndaj nevojave të ngutshme të banesës për t’u zgjeruar në këtë zonë.Hapësira në mes të shtyllave të betonit, e dëshmonte qartë historinë e tyre. Në qetësinë e ndërtesës, mund të ndjehej dhe përfytyrohej “komunikimi”, një bisedë e vazhdueshme ndërmjet banorëve dhe shtëpisë. Prishja e këtyre strukturave, që në dukje ishin të papërdorshme, do të ishte zgjidhja më e lehtë, të cilën dikush mund të propozonte. Duhej vetëm pak kohë për të dëgjuar dhe për të dalë me qetësi përtej përplasjes së mendimeve të para, që të kuptoje se “shpirti i shtëpisë” ishte pikërisht aty, në mes të strukturave të betonit.
Fotografia: Fitim Muçaj
Fotografia: Fitim Muçaj
Sot, ndërtesa jeton me strukturat e betonit, duke i shndërruar ato nga gërmadha të braktisura, në elemente arkitekture plotësisht të harmonishëm, duke plotësuar mjedisin, i cili ndërthur energjinë e pjesës së brendshme me madhështinë e ambientit të jashtëm rrethues të shtëpisë. Dizajni dhe ndërhyrjet arkitekturore janë shfrytëzuar më së miri për t’u dhënë energji të mirë banorëve të shtëpisë. Dallimi midis asaj që ne shohim dhe asaj që ndiejmë, shpesh është në kontrast të fortë, por kur të dyja ndërlidhen, atëherë shfaqet historia, e në këtë rast, shtyllat e betonit qëndrojnë me krenari si rrënoja arkitekturore, dhe jo si struktura jo-funksionale, sepse ato kanë një histori për të treguar. Ato bëjnë të mundur rrjedhën e pandërprerë të energjisë, që ishte zënë si në kurth brenda shtëpisë, e izoluar dhe e papërfillur.
Këtu mund te ridrejtoheni në faqet e internetit për të blerë apo porositur vëllimin tonë të parë ose të dytë. Mos e humbisni këtë mundësi për të pasuruar njohuritë tuaja për projektet më të fundit arkitekturore në Shqipëri dhe Kosovë.