Ndërtesa “AMC Multimedia”, karakterizohet si arkitekturë Brutaliste, një stil që dallon nga përdorimi i bllokut
të betonit dhe argjilës për të krijuar ndërtesa vizualisht
të imponueshme, që qëndrojnë si simbole madhështore
të një mjedisi, me fuqi dhe karakter. Këto dy materiale
ndërtimi, janë shprehje e kulturës së ndërtimit të vendit
tonë ndër dekada, ku ndërtesat pa fasadë përbëjnë një
tipar të përbashkët në të gjithë territorin, duke u bërë
pjesë e kujtesës kolektive dhe ndikuar në identitetin e
hapësirave urbane.
Projekti i ndërtesës “AMC Multimedia” është tregues i
një projektimi plot ide, i cili synon të ndërthurë historinë
dhe kulturën me funksionin bashkëkohor të ndërtesës.
Opinioni kolektiv i përhapur në kulturën tonë, se ndërtesat me fasada të patrajtuara janë të lëna pas dore dhe
të krijojnë një ndjenjë vizuale të pakënaqshme, në këtë
ndërtesë është shndërruar në një tipar identifikues, duke
e ofruar atë në shërbim të komunitetit dhe rinisë për të
transmetuar pjesëza të historisë, kulturës dhe mentalitetit midis përdoruesve të saj.
Fotografia: Leonit Ibrahimi
Fotografia: Leonit Ibrahimi
Loja e hijes dhe dritës si pjesë e dizajnit, është veçoria
e kësaj arkitekture, që krijon një atmosferë të veçantë
brenda dhe jashtë objektit, duke ofruar mundësi për
përvoja dhe përceptime të ndryshme të përdoruesve.
Kjo ndërtesë është konceptuar për të shërbyer si qendër
e veprimtarive të shumëllojshme kulturore, për t’u bërë
një instrument i rëndësishëm në promovimin e diversitetit kulturor dhe zhvillimin e komunitetit.
Këtu mund te ridrejtoheni në faqet e internetit për të blerë apo porositur vëllimin tonë të parë ose të dytë. Mos e humbisni këtë mundësi për të pasuruar njohuritë tuaja për projektet më të fundit arkitekturore në Shqipëri dhe Kosovë.