Projektimi i konceptit të Vilës ES paraqet një sfidë profesionale të pranuar me modesti. Qëllimi kryesor i këtij
projekti, ishte krijimi i një mjedisi të harmonizuar, të
përshtatshëm me karakteristikat natyrore të Maleve të
Sharrit, i cili do të ofronte një përvojë të ngrohtë dhe frymëzuese të përjetimit të hapësirave të pafundme malore.
Fotografia: Leonit Ibrahimi
Fotografia: Leonit Ibrahimi
Projekti nisi nga ideja e ndërtimit të një hapësire, që do të
përthithte karakteristikat natyrore të terrenit. Përdorimi i
formave gjeometrike të thjeshta dhe kulmit të thepisur
paraqitet në dizajn me elegancë natyrore. Ndërhyrjet e
lehta në fasadë dhe përdorimi i materialeve natyrale si
druri dhe guri, të përziera me forma të thjeshta karakteristike të zonës, kontribuojnë në integrimin e ndërtesës në
peizazhin e saj. Dritaret e mëdha u përdorën me kujdes
për të kapur rrezet e ngrohta të diellit gjatë dimrit të ashpër, duke siguruar një mjedis të ngrohtë dhe të tejshkruar nga pamjet panoramike të natyrës piktoreske që
e rrethon. Projekti kërkonte një kompozim të strukturave
dhe arkitekturës, që të reflektojë karakterin unik të rajonit, i cili gjithashtu do t’iu përshtatej si kushteve klimatike të vendit, ashtu edhe kërkesave të klientit.
Sot, Vila ES, qëndron krenare në Malet e Sharrit si një
ndërtesë e veçantë, e përshtatur me madhështi në peizazhin dhe kulturën e vendit.
Këtu mund te ridrejtoheni në faqet e internetit për të blerë apo porositur vëllimin tonë të parë ose të dytë. Mos e humbisni këtë mundësi për të pasuruar njohuritë tuaja për projektet më të fundit arkitekturore në Shqipëri dhe Kosovë.