“Muzeu i Nënës Terezë” në Prizren, paraqet një përpjekje arkitektonike të shkëlqyer për përdorimin e hapësirës
në një mjedis të kufizuar. Fitues i një konkursi arkitektonik në vitin 2009, ky projekt është një pikë referimi
në qytet. I vendosur përballë Katedrales katolike të
Prizrenit, muzeu ka edhe një lidhje emocionale e historike me vendin, pasi aty janë kurorëzuar prindërit e
Nënës Terezë. Hapësira e vogël ku është vendosur, një
sipërfaqe prej 112m2
, është përdorur me një mjeshtëri
të jashtëzakonshme. Projekti i ndërtuar rreth idesë së
hapësirës së zbrazët, pa një program të saktësuar paraprakisht, ka sjellë një rezultat të shkëlqyer. Një hapësirë
e krijuar nga tri blloqe, njëri mbi tjetrin, zënë vend në një
anë të rrugës duke nxjerrë në pah tri dritaret e vetme, në
relacion me trashëgiminë e qytetit.
Ndërsa, muzeu shfaq thjeshtësi në formën e tij të
jashtme, ai shfaq poashtu edhe një pasuri të brendshme
hapësinore. Përdorimi i dritës nga lart dhe lëvizja e volumeve vertikalisht dhe horizontalisht, bëjnë që objekti
të duket më i madh dhe të ofrojë një përvojë mahnitëse
për vizitorët.
Thellësia e dizajnit të brendshëm është e përqendruar në hapësirat e larta vertikale, duke përdorur lojën
e dritës dhe të hijes për të zbuluar detaje në katet e
sipërme. Pa marrë parasysh në cilin kat të ndërtesës
gjendeni, jeni gjithnjë në të njëjtën hapësirë.
Fotografia: Gëzim Paçarizi
Fotografia: Gëzim Paçarizi
Loja e dritës dhe zhvendosja e volumeve të thurura vertikalisht dhe horizontalisht, bëjnë që muzeu të përjetohet shumë më i madh sesa realiteti.
Nga jashtë, Muzeu nuk ndryshon nga shtëpitë e vjetra të lagjes, shihen tri volume, njëri mbi tjetrin, me nga
një hapje të vetme për secilin kat. Këto volume janë të
pozicionuara mbi rrugë në secilin kat, duke komunikuar me qytetin dhe rrugën, por edhe duke mbrojtur
hyrjen e ndërtesës nga reshjet. Thjeshtësia e jashtme
e ndërtesës, fsheh një pasuri të madhe hapësinore nga
brenda. Drita që vjen nga lart qartëson shikimin dhe
zbulimin e hapësirave në katet e sipërme të mbuluara
me një gjysmë hark të shpuar me 18 hapje zenitale.
Kati i parë dhe i dytë funksionojnë si galeri përreth hapësirës kryesore. Në bodrum është një sallë projeksionesh
për konferenca, shoqëruar me hapësirat teknike. Harku
në kulm shenjon ndërtesën publike, ngaqë shumica e
ndërtesave të vjetra në Prizren janë të mbuluara me harqe dhe kube në kontrast me çatitë me tjegulla të kuqe
të shtëpive të banimit.
Këtu mund te ridrejtoheni në faqet e internetit për të blerë apo porositur vëllimin tonë të parë ose të dytë. Mos e humbisni këtë mundësi për të pasuruar njohuritë tuaja për projektet më të fundit arkitekturore në Shqipëri dhe Kosovë.