Lumi sjell gurët, ajri sjell idetë dhe drita i realizon ato.
Kështu fillon fantasia për krijimin e tempullit të ri
katolik, të stilit modern. I pari objekt i këtij lloji në
Republiken e Shqipërisë, i projektuar dhe i ndërtuar
totalisht nga arkitekt shqiptar dhe nga punonjës dhe
produkte të vendit. Fshati ku ndërtohet ky tempull është
afër një lumi. Ndërtimi prej betoni është materiali më i
arsyeshëm dhe më i pershtatshëm në peisazhin e tillë
që ka ky fshat. Kudo nëpër rrugë shikon guraleca lumi,
sepse dikur para kohës së komunizmit në këtë fshat kalonte lumi. Fshati gjatë kohës së komunizmit u zhvendos
nga sipër lumit, ku ishte, poshtë lumit, pasi u ndërtua një
digë për devijimin e lumit për të tharë tokat bujqësore
që përmbyteshin në atë fushë, në fushën e Zadrimës.
Arkitekti është i këtij fshati, me një formim të krishterë.
Është formuar si arkitekt në Akademinë e Arkitekturës
në Mendrisio, në Zvicër. Është diplomuar nga një arkitekt
i famshëm botëror, arkitekti Mario Botta dhe ka qenë për
më shumë se një vit e gjysëm student i arkitektit fitues
të “Pritzker Price” 2009, Peter Zumthor. Arkitekti ka punuar dhe bashkëpunuar me disa studio të ndryshme në
Zvicër. Ka qenë fitues në disa konkurse ndërkombëtare
të realizuara në bashkëpunim me këto studio. Ideja për
realizimin e këtij objekti erdhi si rrjedhojë e formimit të
këtij çunaku të këtij fshati dhe dëshirën e madhe për të
krijuar dicka të veçantë, të bukur, për ti dhëne shpresë
fshatit.
Fotografia: Liridon Cani
Fotografia: Liridon Cani
Vetëm duke hyrë brenda arrin të kuptosh çfarë ka aty.
Janë disa mure që lejojnë dritën të shkojë vetëm në një
drejtim. Ti hyn brenda dhe surprizohesh nga madhështia, lartësia e këtij objekti. Prej pjerrësisë që ka ky object, duke ju afruar altarit, ti ndjen sikur po zvogëlohesh
dhe në të vërtetë gjendesh 30 cm më poshtë kur je para
altarit. Është një sensacion unik që përjeton besimtari
duke u afruar afër altarit të këtij tempulli. E gjithë drita është e drejtuar vetëm tek altari. Çatia është e ngrohtë, prej druri, e pastër si një gjethe limoni, nga ku erdhi
edhe frymëzimi për këtë çati. Tani kisha është bërë me
të vërtetë qendra e re e fshatit. Të gjithë banorët e këtij
fshati kanë një pamje ndryshe nga oborret e shtëpive të
tyre. Gjithashtu edhe nga fshatrat e tjerë afër dallohet
prezenca e këtij tempulli katolik në dioqezën e Sapës,
në veri të Shqipërisë, në Bashkinë e Vaut të Dejës, në
fshatin Naraç
Këtu mund te ridrejtoheni në faqet e internetit për të blerë apo porositur vëllimin tonë të parë ose të dytë. Mos e humbisni këtë mundësi për të pasuruar njohuritë tuaja për projektet më të fundit arkitekturore në Shqipëri dhe Kosovë.