Kreu

White Warehouse

White Warehouse

White Warehouse

Vendndodhja:Tiranë, Shqipëri
Tipologji: Ndërtesë Shërbimi
Autor|ët:Smart Studio
Viti i realizimit:2025
Bashkëpunëtorët:Ing. Dhimiter Papa, Ing. Alfred Lako, Ing. Ylli Bilali
Rrugëtimi profesional i Florian Nepravishtës ndërthur në mënyrë organike praktikën arkitekturore me kërkimin akademik. Si profesor në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës të Universitetit Politeknik të Tiranës dhe themelues i Smart Studio, ai ka zhvilluar një praktikë të konsoliduar që shtrihet nga arkitektura e banimit dhe ajo e turizmit dhe hotelerisë, deri te restaurimi i trashëgimisë, rikualifikimi i ndërtesave ekzistuese dhe planifikimi urban. Në qendër të kësaj veprimtarie qëndron një qasje bashkëkohore ndaj arkitekturës, ku ndjeshmëria ndaj kontekstit dhe përdorimi i teknologjive të reja ndërthuren për të krijuar hapësira që pasurojnë cilësinë e mjedisit të ndërtuar. Koncepti i “White Warehouse”projektit u ndërtua mbi idenë e një vëllimi të pastër arkitektonik, ku forma, materiali dhe drita bashkëveprojnë për të krijuar një prani të qartë dhe të lexueshme në kontekstin urban. Arkitektura zhvillohet si një volum i artikuluar me kujdes, ku racionaliteti funksional bashkëjeton me një shprehje të përmbajtur dhe bashkëkohore. Frymëzimi buron nga dialogu ndërmjet dritës dhe sipërfaqes, duke e trajtuar fasadën si një element të gjallë që transformohet vazhdimisht përmes ndryshimit të ndriçimit natyror dhe artificial.
Kompozimi mbështetet në një artikulim të kujdesshëm të volumit, ku gdhendjet, raportet e proporcioneve dhe ritmi i fasadës krijojnë thellësi dhe dinamizëm pa cenuar qartësinë e formës. Theksimi i elementeve vertikale, përdorimi i ngjyrës së kuqe dhe integrimi i një sistemi dinamik ndriçimi i japin ndërtesës një identitet të dallueshëm në lagjen ku është vendosur, duke e bërë perceptimin e saj të ndryshojë nga dita në natë. Në këtë mënyrë, drita nuk trajtohet si një element plotësues, por si pjesë përbërëse e vetë gjuhës arkitektonike. Për Smart Studio, “White Warehouse” përfaqëson një etapë të rëndësishme në zhvillimin e kërkimit projektues, ku teknologjia dhe qartësia kompozicionale bashkohen në një tërësi koherente. Projekti dëshmon se identiteti i një ndërtese nuk buron domosdoshmërisht nga kompleksiteti formal, por nga raporti i saktë ndërmjet përmasës dhe dritës. Si një nga ndërhyrjet e para në Shqipëri që integroi një fasadë me ndriçim dinamik, ai shënon një moment të ri mbi mënyrën se si arkitektura ndërvepron me qytetin dhe perceptohet në kohë, duke u bërë një pikë referimi në evoluimin e gjuhës arkitektonike të studios.

previous

next

Këtu mund te ridrejtoheni në faqet e internetit për të blerë apo porositur vëllimin tonë të parë ose të dytë. Mos e humbisni këtë mundësi për të pasuruar njohuritë tuaja për projektet më të fundit arkitekturore në Shqipëri dhe Kosovë.

Projektuar dhe zhvilluar nga gridcoding.com

AL