Koncepti i Vilës SHM paraqet një shembull të maturisë
dhe përgjegjshmërisë në arkitekturë. Ajo është projektuar me kujdes për të përmbushur kërkesat e veçanta
të familjes. Projekti i kësaj vile ndërthur hapësira dhe
veçori, të cilat janë përdorur me qëllimin e qartë për të
ofruar rehati, cilësi dhe siguri për përdoruesit.Hapësira e përbashkët familjare për qëndrim ditor, e lidhur me kuzhinën dhe hapësirën për ngrënie, është një
manifestim i qëllimshëm i jetesës moderne. Nga ana
tjetër, tri dhomat e gjumit, secila me njësinë përkatëse
sanitare, ofrojnë privatësinë e duhur për secilin banor
Fotografia: Arben Llapashtica
Fotografia: Arben Llapashtica
Përdorimit të pjerrësisë së lehtë të terrenit i është
dhënë një rëndësi e veçantë në këtë projekt, duke e
vendosur pjesën teknike në katin gjysmë nëntokë dhe
pjesën e banimit në katin përdhes. Në këtë mënyrë
është realizuar një përdorim i zgjuar i hapësirave,
çka siguron hyrje direkt në vilë dhe mundëson efikasitet funksional. Në aspektin kompozicional, forma e
ndërtesës është paraqitur në mënyrë të qartë, duke
treguar një dominancë horizontale, e cila ndërlidhet
mrekullisht me siluetën natyrore të Alpeve Shqiptare.
Përdorimi i tullës si material i jashtëm është një zgjedhje
e drejtë, që mban parasysh nevojat e mjedisit për kujdes
të posaçëm, njëkohësisht pasqyron edhe historinë vendore, duke dëshmuar trashëgiminë arkeologjike të zonës
së Dresnikut. Ky material është një përbërës i rëndësishëm i identitetit arkitektonik dhe kulturës vendase.
Këtu mund te ridrejtoheni në faqet e internetit për të blerë apo porositur vëllimin tonë të parë ose të dytë. Mos e humbisni këtë mundësi për të pasuruar njohuritë tuaja për projektet më të fundit arkitekturore në Shqipëri dhe Kosovë.