Shkolla e Mesme “Partizani”
Vendndodhja:Tiranë, Shqipëri
Tipologji:
Edukim
Autor|ët:Loft Architects
Viti i realizimit:2023
Bashkëpunëtorët:Lorenxa Molla , Fatjon Molla, Klaudio Curmaku, Liliana Vllamas, AGRI CONSTRUCTION ,Engineering Consulting Group" Sh.p.k

Në çdo projekt të Loft Architects, arkitektura trajtohet si një proces kërkimi, ku forma, materiali dhe hapësira zhvillohen në dialog të vazhdueshëm me kontekstin dhe mënyrën e jetesës. E themeluar në Tiranë në vitin 2015 nga Lorenxa Cakuli dhe Fatjon Molla, studio zhvillon projekte në fushën e arkitekturës, dizajnit të brendshëm dhe zhvillimit të produkteve, duke ndjekur një proces të integruar, nga koncepti deri te realizimi. Analiza e kujdesshme, eksperimentimi krijues dhe vëmendja ndaj materializimit të ndërtesave përbëjnë bazën e metodologjisë së punës së Loft Architects, duke formësuar një gjuhë arkitekturore bashkëkohore ku funksionaliteti dhe identiteti i vendit ndërthuren në mënyrë organike.
Rikonstruksioni i shkollës së mesme “Partizani” u konceptua si një mundësi për të ripërkufizuar rolin e institucionit arsimor në jetën e qytetit. Më shumë sesa restaurimi i një ndërtese ekzistuese, projekti synoi krijimin e një mjedisi të hapur për përdorim nga komuniteti, ku arsimi, kultura dhe jeta sociale bashkëjetojnë në një strukturë të vetme. I vendosur në një zonë urbane me densitet të lartë, të karakterizuar nga mungesa e hapësirave publike dhe gjelbërimit, projekti e vendos natyrën në qendër të konceptit, duke integruar elemente të gjelbërimit në oborre, tarraca dhe hapësirat e brendshme, me qëllim krijimin e një ambienti që nxit mirëqenien, kreativitetin dhe ndërveprimin shoqëror.
Arkitektura zhvillohet mbi parimin e fleksibilitetit dhe përdorimit shumëfunksional të hapësirës. Gjatë ditës, ndërtesa funksionon si një mjedis bashkëkohor mësimor, ndërsa pas përfundimit të procesit arsimor shndërrohet në një qendër komunitare, ku biblioteka, laboratorët, palestra, sallat shumëfunksionale dhe hapësirat e jashtme bëhen pjesë aktive e jetës së lagjes. Krahas këtij transformimi funksional, ndërhyrja strukturore e përforcon ndërtesën ekzistuese me teknologji bashkëkohore antisizmike dhe integron strukturat e reja në një tërësi të sigurt, funksionale dhe të qëndrueshme, duke i garantuar ndërtesës standarde bashkëkohore të performancës dhe jetëgjatësisë.
Për Loft Architects, shkolla “Partizani” përfaqëson një projekt ku arkitektura tejkalon dimensionin fizik të ndërtimit dhe shndërrohet në një instrument të transformimit shoqëror. Ai dëshmon se një institucion arsimor mund të jetë njëkohësisht vend i dijes, hapësirë komunitare dhe katalizator i rigjallërimit urban. Në këtë ndërhyrje sintetizohet filozofia e studios, sipas së cilës arkitektura nuk matet vetëm me cilësinë e formës, por edhe me aftësinë për të krijuar përvoja,