Kreu

Rian House

Rian House

Rian House

Vendndodhja:Prizren, Kosovë
Tipologji: Ndërtesë Banimi Individuale
Autor|ët:V Arkitekture Studio
Viti i realizimit:2022-2023
Bashkëpunëtorët:Valon Bllaca , Halil Bytyqi
Qyteti merr identitet nga hapësirat që krijojnë marrëdhënie të natyrshme me jetën që zhvillohet brenda tyre. Këtë e dëshmon më së miri Prizreni, një qytet ku shtresat historike dhe jeta bashkëkohore bashkëjetojnë në një ekuilibër të rrallë. Pikërisht në këtë kontekst zhvillon veprimtarinë e saj V Arkitekturë Studio, me bindjen se arkitektura ka përgjegjësinë të krijojë ura të reja ndërmjet ndërtesave dhe njerëzve që e përjetojnë atë çdo ditë. E themeluar me synimin për të sjellë një qasje të re në arkitekturën shqiptare, studioja është e specializuar në projektimin e vilave moderne, hapësirave komerciale dhe objekteve në terrene sfiduese. Rian House u konceptua me idenë për të krijuar një ndërtesë që nuk do të kishte vetëm një fasadë kryesore, por do të komunikonte në mënyrë të barabartë me të gjitha drejtimet e qytetit. E vendosur në një nga kryqëzimet më të rëndësishme të Prizrenit, ndërtesa u dizajnua si një objekt që zhvillon një dialog të vazhdueshëm me jetën që ndodh në hapësirën publike përreth.
Koncepti formësohet përmes një vije të pandërprerë dhe kurba bëhet elementi që organizon të gjithë kompozimin arkitektonik. Kjo gjeometri krijon një ndjesi rrjedhshmërie dhe vazhdimësie, duke e bërë ndërtesën të perceptohet ndryshe nga çdo pikë vrojtimi. Piedestali prej tulle krijon një tranzicion të natyrshëm me nivelin e rrugës dhe i jep objektit stabilitet. Materiali i jep ndërtesës përfundim estetik dhe krijon thellësi dhe transparencë. Rian House përfaqëson një projekt që sintetizon filozofinë projektuese të V Arkitekturë Studio. Kjo shtëpi dëshmon se arkitektura mund të jetë njëkohësisht e thjeshtë por edhe ekspresive me delikatesë. Ajo krijon një pikë referimi për qytetin, ku forma, materiali dhe hapësira publike bashkëjetojnë. Rian House shpreh bindjen e studios se identiteti arkitektonik ndërtohet përmes idesve të guximshme dhe marrëdhënies së ndjeshme me vendin ku ajo merr formë.

previous

next

Këtu mund te ridrejtoheni në faqet e internetit për të blerë apo porositur vëllimin tonë të parë ose të dytë. Mos e humbisni këtë mundësi për të pasuruar njohuritë tuaja për projektet më të fundit arkitekturore në Shqipëri dhe Kosovë.

Projektuar dhe zhvilluar nga gridcoding.com

AL