Home

FRAGMENTS OF CONTEMPORARY ALBANIAN ARCHITECTURE

Arianit Loxha, Behar Dyla(Architect)

High School of Music "Halit Kasapolli"

Location:Pejë - Kosovë
Typology: Educational
Author|s:Arianit Loxha, Behar Dyla
Year of realisation:2019 - 2022
Collaborators:Kenan Krasniqi, Rasim Mjekiqi, Xhemajli Kastrati, Edison Maloku
Photography: Dren Shala
Shkolla e Mesme e Muzikës "Halit Kasapolli"
Ndërtesa e shkollës së mesme të muzikës „Halit Kasapolli“, është një shprehje e bukur poetike, e cila me finesë bën lidhjen midis muzikës, arkitekturës dhe natyrës në kontekstin e qytetit të Pejës dhe vendosjes së tij në grykën e Bjeshkëve të Nemura. Pikërisht kjo siluetë e jashtëzakonshme dhe e fuqishme natyrore, së bashku me vizuelizimin e epitomës së muzikës klasike (dhe jo vetëm), kanë qenë frymëzim gjatë konceptualizimit të kësaj ndërtese unike, i shprehur si mishërim i formulimit të njohur të poetit gjerman J.W.Goethe, i cili thotë se “Arti i arkitekturës është muzikë e ngrirë...” për të vazhduar “...gjendja shpirtërore që buron nga arkitektura i afrohet efektit të muzikës”. Megjithëse, për realizimin e projektit ishte në dispozicion një buxhet modest, ai është shembull i veçantë brenda krijimtarisë së AB Group, e cila shtrihet për më se dy dekada.
Photography: Dren Shala
Photography: Dren Shala
Peja, portretizohet si një qytet shumë i veçantë dhe me histori të pasur kulturore, e ky projekt, në njëfarë mënyre, është përpjekje për të lënë gjurmët e arkitekturës bashkëkohore në këtë qytet të lashtë. Shkolla e mesme e Muzikës, është një dhuratë e artistëve për artistët, muzikantët, këngëtarët dhe krijuesit e gjeneratave të reja, të cilët, ndoshta, ndjejnë se janë inspiruar nga shembujt e mëdhenj që ka dhuruar qyteti i Pejës si: Ehat Musa, Xhevdet Sahatqiu, Petrit Ceku, Rita Ora (Sahatqiu) dhe Dua Lipa

previous

next

Here you can be redirected to the websites to buy or order our first or second volume. Do not miss this opportunity to enrich your knowledge of the latest architectural projects in Albania and Kosovo.

Designed and developed by gridcoding.com

EN