Ndërtesa e shkollës së mesme të muzikës „Halit
Kasapolli“, është një shprehje e bukur poetike, e
cila me finesë bën lidhjen midis muzikës, arkitekturës dhe natyrës në kontekstin e qytetit të Pejës dhe
vendosjes së tij në grykën e Bjeshkëve të Nemura.
Pikërisht kjo siluetë e jashtëzakonshme dhe e fuqishme
natyrore, së bashku me vizuelizimin e epitomës së
muzikës klasike (dhe jo vetëm), kanë qenë frymëzim
gjatë konceptualizimit të kësaj ndërtese unike, i shprehur si mishërim i formulimit të njohur të poetit gjerman
J.W.Goethe, i cili thotë se “Arti i arkitekturës është muzikë
e ngrirë...” për të vazhduar “...gjendja shpirtërore që buron
nga arkitektura i afrohet efektit të muzikës”.
Megjithëse, për realizimin e projektit ishte në dispozicion një buxhet modest, ai është shembull i veçantë
brenda krijimtarisë së AB Group, e cila shtrihet për më
se dy dekada.
Photography: Dren Shala
Photography: Dren Shala
Peja, portretizohet si një qytet shumë i
veçantë dhe me histori të pasur kulturore, e ky projekt,
në njëfarë mënyre, është përpjekje për të lënë gjurmët
e arkitekturës bashkëkohore në këtë qytet të lashtë.
Shkolla e mesme e Muzikës, është një dhuratë e artistëve për artistët, muzikantët, këngëtarët dhe krijuesit
e gjeneratave të reja, të cilët, ndoshta, ndjejnë se janë
inspiruar nga shembujt e mëdhenj që ka dhuruar qyteti
i Pejës si: Ehat Musa, Xhevdet Sahatqiu, Petrit Ceku, Rita
Ora (Sahatqiu) dhe Dua Lipa
Here you can be redirected to the websites to buy or order our first or second volume. Do not miss this opportunity to enrich your knowledge of the latest architectural projects in Albania and Kosovo.