Gjeneza e këtij projekti ka zënë fill bazuar në aktivitetin e përditshëm të kompanisë Buçaj. Qëllimi kryesor në
projektimin e këtij mjedisi, ishte shfrytëzimi maksimal i
hapësirës duke tentuar që shtrirja horizontale e volumit arkitektonik të paraqesë peshën dhe rëndësinë e
kompanisë në tregun e Kosovës. Ndërtesa është dizaj
-nuar në dy volume të ndara. Në volumin parësor janë
pozicionuar funksionet kryesore të kompanisë dhe në
volumin dytësor, mjediset mbështetëse logjistike dhe
teknike. Volumi parësor është zhvilluar rreth recepsionit
si pikë qendrore me qëllimin e ofrimit të një hapësire
mikpritëse dhe njëkohësisht të reflektojë fuqinë e kompanisë.
Qasja kreative në trajtimin e mjedisit të brendshëm, me
anë të lojës me ngjyra, shtrirjes së teksturave nga natyra
e ftohtë në të ngrohtë reflektojnë harmoni dhe qetësi
kudo ku lëviz nëpër mjediset e brendshme të kompanisë.
Fotografia: Leonit Ibrahimi
Fotografia: Leonit Ibrahimi
Çdo mjedis pune karakterizohet me materializim të
veçantë, por duke mos konkurruar njëri me tjetrin, gjithmonë në plotësim të ndërsjellë. Ndriçimi natyral dhe
oazet gjelbëruese mbizotërojnë në të gjitha mjediset e
punës duke krijuar një ambient të ngrohtë, komod dhe
produktiv. Fasada karakterizohet nga një linearitet horizontal, duke sjellë lojën e dritë-hijes në mes të sipërfaqeve të mbyllura dhe të hapura me xham.
Thyerja e këtij lineariteti në fasadë është arritur me krijimin e valëve këndore në skajet e objektit, të cilat paraqesin momentin e vrullit të shkaktuar në hapësirë nga
rrahja e krahëve të pëllumbit, të cilin kompania e ka në
emblemën e saj.
Këtu mund te ridrejtoheni në faqet e internetit për të blerë apo porositur vëllimin tonë të parë ose të dytë. Mos e humbisni këtë mundësi për të pasuruar njohuritë tuaja për projektet më të fundit arkitekturore në Shqipëri dhe Kosovë.