Koncepti i projektit “Qendra e mjekësisë familjare”
është zhvilluar nisur nga vizioni i krijimit të një ndërtese
me prani të fuqishme dhe me arkitekturë bashkëkohore. Përdorimi i materialeve të forta, por të lehta për
t’u mirëmbajtur, përbën një aspekt të rëndësishëm të
projektit. Synimi i projektit është të ofrojë një strukturë,
që dominon zonën dhe të shërbejë si një referencë jo
vetëm për arkitekturën, por edhe për shërbimet shëndetësore publike.
Organizimi i objektit me një sallë të madhe, që është e
hapur ndaj mjedisit të jashtëm dhe me hyrje të kontrolluar për në ambientet e brendshme, është një zgjedhje
e përshtatshme dhe e menduar mirë. Arkitektura bashkëkohore e objektit tregon për një trajtim unik të fasadave, duke kombinuar vëllime të pastra dhe kontraste
të theksuara, që kanë ndihmuar në krijimin e një pamjeje
tërheqëse të tij.
Fotografia: Asim Vatovci
Fotografia: Asim Vatovci
Përdorimi i materialeve të veçanta për të ndarë vëllimet
anësore të ndërtesës nga vëllimi qendror, i ka dhënë asaj
një pamje estetike tërheqëse dhe transparencë fizike,
që është e rëndësishme për institucionet publike. Ky
projekt ndërthur funksionin, dizajnin bashkëkohor dhe
qasjen e përgjegjshme ndaj mjedisit dhe komunitetit.
“Qendra e mjekësisë familjare” është një kontribut i
rëndësishëm për shëndetësinë dhe infrastrukturën
shëndetësore të Kosovës. Në një kohë kur shërbimet shëndetësore ndeshen me sfida dhe largime
të personelit mjekësor, ndërtimi i një objekti të tillë
është i rëndësishëm dhe ka një ndikim të dukshëm në
përmirësimin e kushteve të shëndetësisë, si një shembull i mbartur nga përvojat e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e projektimit të ndërtesave me karakter
shëndetësor
Këtu mund te ridrejtoheni në faqet e internetit për të blerë apo porositur vëllimin tonë të parë ose të dytë. Mos e humbisni këtë mundësi për të pasuruar njohuritë tuaja për projektet më të fundit arkitekturore në Shqipëri dhe Kosovë.