Transformimi i lokacionit të “Park Plazza” në një vend
me vlera urbane dhe arkitektonike, ka qenë qëllimi i
këtij projekti të rëndësishëm, që ka ndryshuar ndjeshëm
peizazhin urban të qytetit të Podujevës. Ky projekt ka
nisur në një hapësirë industriale të braktisur, me idenë
për ta kthyer në një qendër tërheqëse për komunitetin
dhe vizitorët. Një ndër karakteristikat kryesore të këtij
projekti është ruajtja e vlerave arkitektonike të konstruksioneve ekzistuese, duke i ndryshuar funksionet e tyre
për të plotësuar nevojat e reja urbane.
Fotografia: Atdhe Mulla
Fotografia: Atdhe Mulla
Ky transformim ka sjellë një frymë të re në këtë zonë,
duke e bërë atë të jetë një qendër e jetës bashkëkohore, ku njerëzit mund t’iu gëzohen blerjeve, të bëjnë
zgjedhje të ndryshme kulinarie dhe të kalojnë kohën në
hapësira të shumta lojërash. Kjo ndërthurje e funksioneve të ndryshme ofron shumëllojshmëri veprimtarish
për komunitetin, duke sjellë një ndikim pozitiv në jetën
e qytetit. Projekte të tilla demonstrojnë se si arkitektura dhe urbanizmi mund të transformojnë një hapësirë
të pabanuar në një vend të qëndrueshëm me vlera të
dukshme dhe të përdorshme për të gjithë.“Park Plazza” ka arritur që me shumë sukses të ruajë dhe
të vlerësojë trashëgiminë arkitektonike të zonës, ndërkohë që e ka përdorur atë në mënyrë që të krijojë një
vend të përshtatshëm dhe tërheqës për përdoruesit.
Rivitalizimi dhe përshtatja e objekteve ekzistuese për
funksione të reja, që i shërbejnë qytetit, e bën këtë projekt të imponohet me gjithë madhështinë e tij. Ky është
një shembull i suksesit të një projekti që ka përmbushur
synimet e tij dhe ka sjellë vlera të prekshme për komunitetin
Këtu mund te ridrejtoheni në faqet e internetit për të blerë apo porositur vëllimin tonë të parë ose të dytë. Mos e humbisni këtë mundësi për të pasuruar njohuritë tuaja për projektet më të fundit arkitekturore në Shqipëri dhe Kosovë.