Bashkëpunëtorët:Ingrid Jokiçi, Alfred Pepkolaj, Almir Mane, Romeo Karasani, 3 ING
Fotografia: Leonit Ibrahimi
Gate 03
I dizenjuar si një restorant i kuzhinës fusion, Gate 03 përfaqëson një ndër projektet që i dedikohet tërësisht detajit të elementeve të interierit.
Fasada e objektit e zhvilluar në formën e një blloku të
lartë, e shkëput dhe izolon zonën e restorantit nga rruga
dhe qyteti, duke e orientuar interierin plotësisht drejt vijës bregdetare. Nga mjedisi rrethues janë marrë shumë
elemente, midis të cilave veçohet koncepti i velave të
anijeve, që është ripërdorur në lakimet e shumta të tavaneve, duke formuar një lojë të veçantë të dritës dhe
hijes. Për të balancuar format e larmishme gjeometrike
të interierit, është propozuar përdorimi i një materiali të
vetëm në veshjen e tij, gjë që thekson minimalizmin e
kësaj hapësire.
Përmes integrimit të elementeve të frymëzuara nga
arkitektura orientale dhe përfshirjes së gjelbërimit në
hapësirat e brendshme të restorantit, ky projekt ka për
qëllim të theksojë rëndësinë e të jetuarit në prani të
natyrës
Fotografia: Leonit Ibrahimi
Fotografia: Leonit Ibrahimi
Gate 03, nisi si një projekt, në të cilin u besua që në fillim tek cilësia e materialeve dhe teknologjive, me qëllim
realizimin e një projekti që shpreh të gjitha vlerat e të
përjetuarit dhe të shijuarit të ushqimit me cilësi. Dëshira
për t’iu paraqitur publikut me një koncept të ri, solli në
detyrën e projektimit një qëllim të veçantë, atë të përjetimit të natyrës dhe elementeve të saj si uji, gjelbërimi,
dritës, në çdo copëz të interierit. Ndaj dhe shumë elemente
kompozicionale të projektit, riinterpretojnë natyrën me
qëllim rikthimin në këto ndjesi të thjeshta që jep natyra.
Në thelb sfida e këtij projekti qëndron në mbulimin dhe
fshehjen e elementeve teknologjike të përdorura, me
qëllim nxjerrjen në pah të thjeshtësisë dhe cilësisë të
jetuarit në harmoni me natyrën.
Këtu mund te ridrejtoheni në faqet e internetit për të blerë apo porositur vëllimin tonë të parë ose të dytë. Mos e humbisni këtë mundësi për të pasuruar njohuritë tuaja për projektet më të fundit arkitekturore në Shqipëri dhe Kosovë.